Klosi: Imuniteti, kërkojmë drejtësi të pavarur. Berisha po fsheh dështimet me 6 gushtin

Deputeti i PS, Blendi Klosi

Partia Socialiste reagoi sërisht sot në lidhje me qëndrimin e saj ndaj çështjes së imunitetit, ndërsa e cilësoi 6 gushtin si datën që nuk përfaqëson asnjë afat kohor të vendosur me konsensusnga politika shqiptare apo të kërkuar nga Brukseli. Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, përmes një deklarate për mediat tha se datën 6 gusht Sali Berisha e ka kthyer në refren për të mbuluar dështimet e qeverisë së tij, skandalet korruptive që e shoqërojnë atë në çdo ditë qeverisëse si dhe mosplotësimin e asnjë prej kërkesave të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat. “Çështja e imunitetit është një çështje e zgjidhur, për të cilën Partia Socialiste ka qenë nismëtare, por ka dhënë edhe dakordësinë e saj duke votuar pro nen për nen projektin për kufizimin e imunitetit. Pra e thënë thjeshtë: Partia Socialiste është pro dhe mbështet kufizimin e imuniteteve”, tha Klosi.

Sipas tij, ajo çka kërkojnë socialistët është përmbushja e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian. “Një nga detyrat që Brukseli i ka lënë qeverise së Sali Berishës është të sigurojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të çrrënjosë kulturën e pandëshkueshmërisë. Pikërisht këtë kërkon edhe Partia Socialiste. Krahas ndryshimit të kushtetutës për të kufizuar imunitetin, të diskutojmë edhe për ato ndryshime që sigurojnë pavarësinë e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe çrrënjosjen e kulturës se pandëshkueshmërisë”, vijoi më tej sekretari socialist.

Partia Socialiste përmes deklaratës i bën thirrje Sali Berishës të diskutojë propozimet e saj, që jo vetëm kufizojnë imunitetin, por e bëjnë drejtësinë të pavarur. “Ne socialistet jemi për integrimin europian, Sali Berisha është kundër.  Ne socialistet jemi për një drejtësi të pavarur, Saliu kërkon një drejtësi të gjunjëzuar para tij. Ne jemi për luftë me tolerancë 0 ndaj korrupsionit, Saliu e ka kthyer korrupsionin në sistem. Ndaj sa ende nuk është vonë, nëse Sali Berisha e do Shqipërinë vend normal Europian ku politika bën më të mirën për vendin e saj, nëse do që vendi ynë të integrohet në Bashkimin Europian, ai duhet të reflektojë”, përfundon deklarata zyrtare e PS-së.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard