Jeton për dy muaj me gruan e vdekur
Një biznesmen i njohur është arrestuar nga policia, pasi për dy muaj ka mbajtur në shtëpinë e tij luksoze gruan e vdekur. Biznesmeni është akuzuar për mosvarrosjen e gruas së tij në bazë të rregullave njerëzore, ndonëse më parë ishte akuzuar edhe për vrasjen e saj.
Hans Rausing është shpallur fajtor për mos varrosjen e gruas së tij, e cila kishte ndërruar jetë që dy muaj, si rezultat i mbidozës. Rausing ka pranuar në gjykatë se ka jetuar për dy muaj me gruan e tij të vdekur.
Policia zbuloi rastësisht gruan e vdekur në banesën luksoze të biznesmenit, pasi ky i fundit po kërkohej për shkak se kishte drejtuar makinën me shpejtësi, tej rregullave të lejuara. Gjatë kontrollit në banesë, policia u ndesh me një tjetër ngjarje, gjetjen e trupit të pajetë të bashkëshortes së biznesmenit.



