Hulk mund të qëndrojë tek Porto

Braziliani Hulk mund të qëndrojë tek Porto, kjo pasi në drejtim të tij, nuk ka patur oferta konkrete. Kjo pohohet nga agjenti i lojtarit, për të cilin shfaqën interes disa prej klubeve më të pasura europiane. Por duket se sulmuesi brazilian, pjesë e kombëtares së vendit të tij, në lojrat olimpike të ‘Londra 2012’, është i destinuar që të vijojë të luajë me Porton.

Chelsea, kampionia e Europës, kërkoi me insistim marrjen e sulmuesit brazilian, ndërsa më pas interes shfaqi edhe Zenit St Petersburg.

“Ne nuk po flasim për ndonjë klub në këtë kohë. Hulk është e fokusuar tërësisht tek ekipi brazilian në Lojërat Olimpike në Londër|, tha agjenti i lojtarit. Por fakti që deri në mbylljen e merkatos së verës kanë mbetur edhe 4 javë, nuk do të thotë se Hulk mund të mos transferohet në një nga skuadrat që kanë shprehur interes për të.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard