Gara 100 metra, Bolt debuton më dobët se rivalët
U zhvilluan bateritë e para në garën në 100 metra për meshkuj në Olimpiadën e Londrës. Usain Bolt, kampioni në fuqi ka kaluar për më tej duke fituar garën në të cilën mori pjesë.
Xhamajkani regjistroi kohë prej 10:09 sekonda, dukshëm më dobët se rivalët nga bateritë tjera. Më i shpejti ishte amerikani Justin Gatlin i cili fitoi baterinë e tij në kohë prej 9:97.
Kualifikimin gjithashtu e siguruan edhe sprinterët e tjerë të mirënjohur si Yohan Blake, Asafa Powell dhe Dwaight Chambers. Gjysmëfinalet do të zhvillohen nesër në ora 20:45.





