Bashkia e Tiranës nis punimet tek Bryli

Pas rrethrrotullimit tek Dogana, Bashkia e Tiranës ka  nisur  punimet në një tjetër aks rrugor, i cili do të ndikojë në lehtësimin e trafikut. Me një fond prej rreth 40 milionë lekësh kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës “Hasan Sufa” (tek Bryli). Ky segment i ri rrugor i cili përfundon në muajin tetor do të lidh unazën, Bulevardi “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi”.

Ndërtimi i kësaj rruge do të çlirojë trafikun, do të ulë koston dhe do të reduktojë nivelin e ndotjes. Rruga tërësisht e re do të ketë një gjatësi prej 312 metrash me një gjërësi prej 15 metrash, (2 x3.5 m në çdo krah dhe brez të gjelbër në mes 1 m). Në dy anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi me gjerësi 2 m. Trotuaret në të dy anët e rrugës do të kenë gjerësi 2,5 metra.

Zonat e gjelbërta do të shtrihen në hapësirat midis godinave të banimit dhe trotuarëve. Përgjatë rrugës do të ketë ndriçim si dhe do të ndërtohet i gjithë rrjeti i nevojshëm i Ujësjellësit, kanalizime të ujrave dhe ujrave të shiut.

Nisja e punimeve është paraprirë nga shpronësimët e tokës dhe shtëpive dhe objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i kësaj rruge. Me një fond prej 122.7 milionë lekësh janë shpronësuar 11 familje si dhe 2 të tjera pritet të konfirmojnë dokumentacionin e plotë, në bazë të VKM nr 1629 datë 26.11.2008.  Shpronësimet janë bërë me vlerën  e  tregut sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga ZRPP.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard