Londër 2012, xhudisti i kafshon gishtin kundërshtarit
Një xhudist kubanez i ka kafshuar gishtin kundërshtarit në një përballje xhudoje të vlefshme për lojrat olimpike ‘Londra 2012’. Ndeshja ishte e vlefshme për peshën deri në 100 kilogram, ku Oreydi Despaigne, imitoi gjestin Mike Tyson, i cili i kafshoi veshin kundërshtarit.
Despaigne i ka kafshuar gishtin e dorës uzbekut Ramziddin Sayidov. Xhudisti kubanez e cilësoi incidentin thjesht të paqëllimshëm, ndërsa Sayidov pasi është kafshuar ka shkuar tek gjyqtarët për t’i treguar gishtin e gjakosur dhe pas konsultimit edhe me jurinë, ata kanë vendosur për diskualifikimin e kubanit.





