Viti akademik 2012-2013, kuotat dhe pagesat sipas degëve. Fituesit në universitete në 13 shtator, udhezimi per regjistrimin

Lista e maturantëve që rezultojnë fitues në universitete, në përfundim të provimeve të Maturës Shtetërore, do të shpallet në datën 13 shtator, ndërsa regjistrimi paraprak do të kryhet në datat 14 deri në 20 shtator pranë sekretarive të Fakulteteve.   Kuota totale e pranimeve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë  për studimet e ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2012- 2013 janë planifikuar të jenë  27 647 studentë.  Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar dhe tarifat e regjistrimit për cdo degë në universitetet publike.

Lista e plote e kuotave të pranimit

Lista e plotë e kuotave dhe tarifave

Udhezimi per regjistrimin ne fakultete

Lista paraprake e fituesve, sipas programeve të studimit përkatës, do të afishohen në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse. Gjithashtu ato mund të gjenden edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe të Agjencisë Kombëtare të Provimeve. MASH u bën apel maturantëve fitues të respektojnë afatet e regjistrimit, pasi në të kundërt u humbet përfundimisht e drejta për këtë vit akademik.  Për regjistrimin paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore nga data 14-20 shtator 2012 nga ora 08:00-18:00 dhe të dorëzojë dosjen individuale. Ndërkohë, në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, më 26 shtator 2012 shpallet lista e ndërmjetme e kandidatëve fitues.

Kuotat e pranimit

Rreth 70% e maturantëve përfitojnë vende studimi me kohë të plotë në universitetet publike. Kuotat e pranimeve në studimet Bachelor në universitetet publike rriten 10 % në krahasim me vitin akademik  2011/12. Universitetet publike ofrojnë rreth 300 programe studimi. Struktura dhe dinamika e pranimeve që propozohet për vitin akademik 2012-2013 i jep prioritet degëve afër tregut të punës që janë të orientuara në IT, shkencat teknike dhe shkencat natyrore. Rreth 1/3 e numrit të kuotave i përkasin IT, shkencave teknike, matematikës dhe fizikës. Kuotat në këto degë kanë pësuar edhe rritjen më të madhe 16 -20%.

Vetem në IT dhe fushat e lidhura me të, planifikohen të pranohen rreth 4700  studentë ose  rreth 17% të numrit total të kuotave të reja. Kjo i shërben drejt për drejt përgatitjes së burimeve njërëzore të mjaftueshme për zhvillimin e Shqipërisë Digjitale. Kuotat e degëve të gjuhëve të huaja zënë rreth 9%  (2520 kuota) të numrit total, ku mbi 50% (rreth 1300 kuota) i perkasin gjuhës  angleze. Kjo i shërben përgatitjes së mësuesve të gjuhës angleze si dhe specialistëve që mund të punojnë edhe në sektorë të tjerë (turizmi, administrata, etj).

Për kandidatët nga Republika e Kosovës dhe studentët shqiptar nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës janë planifikuar 700 kuota (2.7% e totalit).

Për studentët romë dhe egjiptianë janë planifikuar kuota të vecanta (20 kuota) që pranohen pa konkurrim.  Për studentët e verbër janë planifikuar 20 kuota të vecanta.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC