Pushimet verore, 10 vendet më të mira për t’i shijuar çift
Ju mund të keni sy vetëm për njëri-tjetrin, por pamjet e jashtëzakonshme, ushqimi fantastik dhe vera do të bëjnë vetëm gjëra të mira qe do t’ju sjellin me afer e sigurisht qe do te jeni vetem ju dhe pushimet tuaja. Më poshtë do të gjeni disa këshilla për pushime romantike ne cift;
Mbani thjeshtësinë; Umbria, Itali

Toskana dhe Umbria janë të njohura për trungjet e drunjtë të mbushur me sallam të varur në to; por është e lehtë edhe të rrish larg turmave duke shijuar Chiantin, verën e kuqe tipike të Toskanës. Ngrohtësia e diellit në Locanda della Quercia Calante në kufirin e Umbrias me Toskanen është paqësore; eko-agriturizëm miqësor. Theksi ketu është në gjërat e thjeshta në jetë: ushqim i mirë (i gatuar në shtëpi dhe kryesisht organik); mirëqenie dhe relaks. Edhe vera është biodinamike, e cila, me siguri duhet të jetë e mirë për ju.
Diten ju mund të ‘vidheni’ rreth qyteteve të vegjël; Orvieto historike është 18 km larg dhe fshatrat me hije të qetë mesjetare. Mbrëmjet janë për të fituar dhe shijuar gatimet tradicionale në restorante komodë. Ne kemi bërë gabim në ditën e parë që pranuam ‘ndihmën’ për një lazanja fantastike pa mish, vetëm për të kuptuar se ajo ishte një fillim. Dhe ndoshta nuk jane linjat strukturore te ndertesave që sigurojnë një natë të mirë…..
Ngrënie shumë e mirë; Kopenhagen, Danimarkë

Vetëm nëse jeni tipi i personit qe saktëson planet për kohën e lirë, ndoshta nuk do të rezervonit pushime në Kopenhagen, e mjaftueshme larg për të marrë një tavolinë në Noma, i quajtur Restoranti më i mirë në botë. Por në Relæ (relae.dk restorant), ish-kuzhinieri i Noma, kreu Christian Puglisi gatuan në një mënyrë sa surprizë dhe krijuese në një çmim të lirë. Dhe Geranium është po aq i shkëlqyer, në më shumë se një mënyra te sjellshme për netët e mëdha jashtë.
Aamaan’s Etablissement ishte vendi ynë i preferuar për drekën, kryesisht për biftekun tartare të saj salmonin e marinuar me agrume-dhe-erëza. Dhe për mëngjes, kafja e madhe dhe menuja së mëngjesit të vonë (plus karriges komode me lëkure dashi mbuluar) në kafenenë Gourmandiet e bën kohën dhe me të pëlqyeshme.
Tërheqje romantike, Carswell Farm, Devon

Arrini me dritën e diellit dhe vishni këpucë të rehatshme; kjo është këshilla që vjen nga Carswell Farm. Udhëzimet nga shtëpia në fermë për plazhin e vetmuar e të pamundur Hut Beach ishin të qartë, por nuk mund të përpiqesh të ngjitesh në majë të shkëmbit me çanta dhe këpucë të papërshtatshme.
Plazhi Hut është mjaft i thjeshtë, por jo më pak i bukur për këtë: nuk ka energji elektrike, por një pishtar dhe me një anë vatri me gaz, dhe me një vaskë me dru për t’u djegur jashtë (çdo gjë është ekologjike, duke përfshirë edhe banjën)! Dhe pastaj kjo është pamja; kjo kasolle plazhi i jep kuptim të ri idesë së një plazhi privat. E strehuar në një liman, i paarritshëm, veçse nga ky shteg shkëmbor, ky është si një vend i fshehur, i largët, ashtu si ju mund të ëndërroni. Nuk është e lirë, por mund të udhëtoni në të gjithë botën dhe nuk do të gjeni tërheqje romantike te tille. Nëse dielli shkëlqen është lumturi dhe nëse bie shi është perseri lumturi…
Pushime pa fëmijët, Sicili (Itali)

Në Sicili, jo pishinës, ‘po’ plazhit te vogël shkëmbor. Ndersa ishujt e vegjel e bejne edhe me interesante per ta vizituar. Qendruam ne nje pension miqesor, nje ore larg Palermos, ku ditet iknin dhe darkat ishin te kendshme e te qeta. Parku natyror i thyer Zingaro shtrihet për 7 km deri në bregdet, me një rrugë këmbësore për një ecje të gjatë. Disa gjëra ka edhe per të rinjtë; ushqimi fantastik dhe sidomos Fiat Cinquecento, i marrë me qera. Por ky është nje lloj automjeti ikone dhe vetëm cift mund shkosh rreth Italisë me të.
Canaries në stil, Lanzarote

Harrojeni rërën,diellin dhe stereotipet e seksit në plazh; është një anë tjetër në Lanzarote. Larg nga vendpushimet e madhe, pjesa më lindore e Canaries është një përzierje marramendëse e peisazheve të egra vullkanike, plazheve miqësore të sërfit, arkitekturës moderne teatrale dhe vreshtave, të përbërë nga qarqet e gurit vullkanik që mund të ketë qenë i dizajnuar nga Andy Goldsworthy. Ju mund t’i arrini të gjitha ato me lehtësi të mjaftueshme nga vendpushimet bregdetare me një makinë me qira.
Bukuria e Greqisë së Lashtë, Kefalonia

Përgjatë një rruge pranë Fiscardo, në veri të Kefalonia, gjendet plazhi dhe vilat, ku gjen gjithçka për një pushim romantik. Nuk kishte pothuajse asgjë për të bërë, por kjo eshte dhe nje ide e mire; rreze dielli e kohë së bashku. Në vend të pasditeve në pishinë, oret kalonin duke pirë birrë Mythos, pas vozitjeve drejt plazhit të bukur Daf Noudi, por dhe duke u lunduar nëpër ishullin fqinj, Ithaca, me motoskafin me qira. Në restorantin magjik Polyphemus shijoni gatimin tradicional, gezohuni, kendoni…. e me siguri do të ndiheni si adoleshentë, duke kujtuar puthjen e tyre të pare..
Malet e larta, Slloveni

Kemi parë fotot e Luginës Soca dhe lexuar komente rreth tërheqjes së malit elegant Nebesa. Por asgjë nuk te pergatit për bukurinë tronditëse të Alpineve në rajon; livadhe të mbushura me lule, lumenj me ujë të kristaltë dhe liqene-as shikime nga shtëpitë e Nebesa, malet të mbuluar me borë në lindje, lugina të pafundme në perëndim, që shkonin poshtë në Adriatik. Katër shtëpi me fasadë xhami janë baza nga ku mund të marresh këto pamje.
Shëtitëm sipër malit një ditë dhe uji ‘lundroi’ poshtë Soca-s së bruztë aty ngjitur. Në mbrëmje, morëm një taksi për te Hisa Franko, përgjigja e Sllovenisë për The Fat Duck, një festë sublime e gustatorit të verërave dhe ushqimeve. Faktori X në Nebesa nuk është hoteli më luksoz, në të vërtetë është mjaft i thjeshtë. Por, ajo ç’ka e bën atë të veçantë është ambjenti dhe izolimi nga vendet e tjera: ky është një vendi i përkryer për të qenë së bashku.
Sërfi dhe qyteti, Biarritz, Francë

Një udhëtim në Biarritz do të ishte “i shkëlqyer”: koktejl rozë dhe diskoteka… gjëra të tilla. Por në disa pika, që nga vitet 1980, ajo ishte shndërruar në një “Mekë” sërfi e qetë. Shëtitje poshtë plazhit çdo mëngjes, sërf çdo ditë, komoditet kozmopolitan netëve; hanim jashtë në një restorantet goxha të vjetër e të këndshëm, pinim verë nga vreshtat afër Gérard Depardieu dhe shëtisnim rrotull nëpër skelë, që nga nga bregdeti spektakolar përmes dallgëve.
Një fustan i zi i vogël dhe një dërrasë sërfi janë gjithçka që ju nevojitet në këtë qytet, ku jeta e mirë takohet me verën e pafund.
Birra dhe pintxos, San Sebastian, Spanje

Nese niseni nga Parisi me Eurostar, ‘frymen’ do ta mbani dhe syte do i hapni vetem ne kufirin në San Sebastian – apo Donostia, siç është e njohur nga banorët Baskë. Shpenzuam ditët në plazhet e bukura të qytetit dhe në baret e natës. Vizituam qytetin e specializuar në pintxos dhe tapas (ushqime tradicionale) baske te thjeshtë; shkuam nga një tavernë në tjetrën, duke provuar mostra sa shumë që mundëm. Për një ushqim që provohet një herë në jetë, u përpoqëm të merrnim një tavolinë në restorantin legjendar Arzak, i renditur i teti në botë. U relaksuam në La Perla (la-perla.net), një spa pranë detit; vizituam skulpturën e Eduardo Chillida që mbulohej nga valët në gjirin La Concha dhe u ngjitëm malit Urgull për të vizituar kalanë, statuja të mëdha të Jezu Krishtit dhe pamje panoramike. Blemë birra per t’i marre me vete sepse bari në majë të kodrës ishte mbyllur dhe u ulëm vetëm pranë pemëve të fikut, duke shikuar diellin mbi gjirin detar….




