Matura Shtetërore 2012, si duhet plotësuar Formulari A2. Udhëzimet dhe formula e llogaritjes së pikëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas publikimit të formularit A2, ka publikuar dhe udhëzimet përkatëse për plotësimin e tij.

Formulari A2
Formulari i Korrigjimit te Pasaktesive

Formulari A2 do të plotësohet online. MASH udhëzon maturantët për plotësimin e tij përmes një videoje;  Kliko per te pare videon

Maturantëve do t’u duhet rreth 10 minuta për të plotësuar formularin duke filluar që me numrin e identifikimit dhe deri në zgjedhjen e degëve. Udhezimi per plotesimin e formularit A2

MASH ka dhënë mundësinë e korrigjimit të A2, në rast se maturanti do të gabohet me zgjedhjen e degëve apo me të dhënat që kërkohen, përmes formularit të korrigjimit të pasaktësive. Udhezimi per plotesimin e Formularit te Pasaktesive

Afati për të dorëzuar formularin është data 28 korrik, por, sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, kandidatët mund ta dorëzojnë deri në 30, nëse kanë dyshime lidhur me zgjedhjen e degëve.

Nderkaq, maturantet mund te llogarisin vete piket, perme formules se pikeve, sipas numrit te provimeve me zgjedhje. Formula e Llogaritjes se Pikeve
Koeficientet e shkollave
Koeficientet e lendeve me zgjedhje
Piket e fituesit te fundit

Si plotësohet formulari A2:

Fillimisht klikohet në faqen “matura.akp.gov.al” dhe majtas klikohet në opsionin “indentifikohe”. Pasi plotësohen të dhënat e para (procedurë që kryhet nga mbikëqyrësi) kandidatët duhet të klikojnë në një faqe tjetër ku bëhet plotësimi i  Formularit A2. Duke klikuar në A2 hapet një faqe e re, e cila kërkon numrin e ID-së së maturantëve, por dhe fjalëkalimin personal.

Më pas kandidatëve u shfaqet Formulari A2 në versionin “online” me të gjitha të dhënat. Në një “box” më vete çdo kandidat mund të shohë të dhënat e tri viteve të kaluara duke filluar që nga pikët minimale, por dhe programet e studimit. Formulari do të ketë të dhënat të plotësuara, notat e provimeve me zgjedhje, notat e provimeve të detyruara dhe notën mesatare.

Më pas kandidatët duhet të fillojnë të bëjnë zgjedhjen e degëve që në total duhet të jenë 10. Po kështu zgjedhje bëhet sipas preferencave, pra nëse kandidati zgjedh degën “Juridik” të parën, atëherë ajo do të jetë preferenca e tij e parë. Për zgjedhjen e çdo dege kandidatëve u shfaqet një tabelë ku u tregohen pikët e fituesit të fundit për tri vitet e kaluara në atë degë krahasuar me pikët që ai ka. Pasi kandidati shikon të dhënat e tij krahasuar me vitet e fundit, atëherë bën përzgjedhjen e degës si preferencë të parë. Nëse ndonjë prej maturantëve pendohet që e ka zgjedhur atë degë, atëherë mund ta heqë përsëri nëpërmjet një opsioni që të jepet “online”.

Pasi ka bërë zgjedhjen e 10 degëve, kandidatët mund të ribëjnë renditjen lidhur me preferencat e tyre duke ndryshuar vendet e numrave që është një procedurë mjaft e lehtë. Më pas mbikëqyrësi i  kandidatit vendos kodin e tij në fund të formularit dhe e dërgon të plotësuar pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Pasi bëhet plotësimi, formulari duhet printuar dhe t’i jepet maturantit, po kështu drejtori i  shkollës së mesme dhe mësuesi kujdestar duhet ta firmosin atë. Maturantët, pasi marrin kopjen e printuar, mund të shikojnë nëse ka gabime apo jo dhe nëse ka të tilla mund t’i korrigjojë ato nëpërmjet formularit të korrigjimit të pasaktësive. Pjesa tjetër e plotësimit dhe dërgimi pranë AKP-së janë procedura e mbikëqyrësit dhe kandidatët nuk kanë më punë. E vetmja gjë që duhet bërë është kontrollimi i  të dhënave. Kujdesi më i madh për kandidatët duhet të jenë në mosngatërrimin e një dege në Tiranë me një filial të saj në Sarandë, kjo duhet marrë parasysh nga vetë maturantët.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC