Për pushime të qeta; plazhet e fshehura të Mesdheut (Foto)

Nëse jeni në mes të një turme të panjohurish në plazhet më të famshme dhe më popullore dhe kërkoni të jeni në një plazh të qetë, atëherë zgjidhni alternativat për t’iu larguar rrëmujës e zhurmes per te shijuar pushimin. Vija bregdetare përgjatë Mesdheut ka mjaft pika të bukura e të qeta për ju dhe sigurisht të arritshme lehtë nga perëndimi në lindje.
1. Cabo de Gata, Spanjë

Nëse do të gjenit një të moshuar aq sa mund të kujtonte Costa del Sol para se buldozerët të mbërrinin aty, me siguri do të thonë se dukej pak si Cabo de Gata. Disa nga plazhet më të bukura dhe më pak të mbushur me njerëz të Spanjës janë duke u lidhur mes tyre përmes shkëmbinjve të mëdhenj dhe kepeve në lindje të Almeria, ku kodra të errëta vullkanike bien në det. Por, edhe pse Cabo de Gata nuk është një plazh i pazbuluar, ende ka një ndjenjë të virgjër aty dhe fshatrat e shpërndara të tij, që merren kryesisht me peshk, mbetet si një element kyç. Ju mund të ecni përgjatë këtij bregdeti apo më larg tij, nga plazhi Retamar në veriperëndim në Agua Amarga në verilindje.
2. Cap de Favártix, Menorca

Bregdeti në veri Menorca është i thyer dhe shkëmbor dhe herë-herë i ndërprerë limane piktoreske të vogla. Është më pak i zhvilluar se në jug dhe me pak ecje në këmbë, ju do të zbuloni disa prej plazheve më të mira të Balearics. Duke ecur me makinë deri në Cap de Favártix, kepi i ngushtë shkëmbor në skajin verior të Parkut Natyral S’Albufera des Grau është vërtet një trajtim i mire për ju. Etapa e fundit është përgjatë një peizazh hënor; në fund të rrugës, një far qëndron duke hedhur dritën, ndërsa deti përplas dallgët me furi mbi shkëmbinjtë e ftohtë. Ndërsa në jug të kepit zgjatohen disa plazhe të bukura me rërë, përfshirë Cala Presili dhe Platja d’en Tortuga, të arritshme vetëm në këmbë.
3. Banyuls, France

Fshati Banyuls në Bregun Vermeille të Francës është i mirënjohur për verërat e saj më tepër sesa plazhet me guralecë dhe pikëpamjet bregdetare, por ka një shteg që ia vlejnë përpjekjet për ta kërkuar. Në fakt, është kaq mirë i fshehur dhe është në të vërtetë nënujor. Një gjurmë nënujore, 500 metra, jashtë Plage de Peyrefite, e në mes të rrugës midis Banyuls dhe Cerbère dhe brenda një zone të mbrojtur detare, ka pesë pika nënujore informuese dhe ofron një eksperiencë unike.
4. Cala Gonone, Sardenja

I mbështetur nga shkëmbinjtë arrogante të veshur me pemë, qyteti i vogël turistik i Cala Gonone gëzon një mjedis mahnitës. Dhe me shumë hotele, bare dhe restorante përbën një bazë të shkëlqyer, nga e cila mund të eksploroni limane përgjatë kësaj shtrirje të mrekullueshme të bregdetit Sardenjës. Ndërrmerrni një udhëtim me varkë përgjatë bregdetit jugor Cala Gonone; disa plazhe janë të arritshme nga qyteti me makinë ose në këmbë, por rruga më e mirë për t’u arritur është vetëm nga deti. Nga porti, anijet shkojnë në jug drejt Marino del Grotta Bue, një kompleks shpellash dhe nga atje pasojnë një varg limanesh dhe plazhesh, nga Luna në formë hëne dhe Cala Cala Sisine, të mbështetur nga një luginë të gjelbër, përmes ujërave të pabesueshëm blu të Cala Mariolu dhe Cala Goloritzè, i preferuar nga alpinistët e shkëmbinjve që vijnë për bedenat e tij të çuditshme.
5. Gadishulli Delimara, Malta

Merrni me qira një makinë dhe zbuloni resortet e mëdha turistike të Maltës, duke shkuar poshtë drejt Gadishullit Delimara. Ka një numër të madh të pikave të notimit përgjatë bregdetit; e vështirë për t’u gjetur, por me vlerë është pika natyrale e quajtur Pishina e Pjetrit. Me vetëm pak fëmijë të zonës përreth që do t’ju shoqërojnë, është e mahnitshme për të patur një pushim të qetë, të merrni rrezet e diellit dhe të shijoni pamjen me shkëmbinj dhe zhytjet në detin blu me ujëra të kthjellët. Fshati më i afërt Marsaxlokk ka një port piktoresk plot me anije peshkimi shumëngjyrëshe dhe i njohur për restorante me ushqime të detit.
6. Bregu Etrusk, Itali

I ngjan një mini-Amalfi, bregu etrusk i Basilicata është i shkurtër (rreth 20 km), por i ëmbël. I ‘shtrydhur’ në mes të Kalabrisë dhe gadishullit Cilento të Campania, ndan të njëjtat karakteristika; shpella të fshehura dhe plazhe me rërë të lidhur nga shkëmbinjtë madhështorë bregdetare. Rruga të jep një pamje spektakolare përgjatë maleve për të arritur në pikën më të bukur dhe më tërheqëse; pikën bregdetare tërheqëse të Maratea. Edhe pse sekreti është jashtë Maratea-s, udhëtimet e shkurtra ditore në fshatrat e afërta apo koha e udhëtimin do t’ju japë ndjenjën e zbulimit të një sekreti të ruajtur mirë.
7. Kamenjak, Kroacia

Është një bukuri e egër dhe pika fundore e këtij gadishulli të vogël në jug të Pula, që ka fituar statusin kult ndër pushuesit në bregdetin kroat. Një rezervat natyror i pazhvilluar dhe i mbrojtur, Kamenjak tregon një ‘qilim’ të bimësisë së shëndetshme, shkurreve dhe bimëve të egra. Dhe ky ndërpritet vënde-vende nga një varg gjiresh dhe plazhesh me guralecë të izoluar shkëmbore, të rrethuar nga deti i kristaltë blu-në të gjelbër. Dhe ka gjithmonë një plazh të boshatisur për t’u larguar nga rrëmuja dhe zhurma e përditshme, por edhe një bar të këndshëm për të bërë shoqëri.
8. Gadishulli Lustica, Mali i Zi

Përgjatë bregdetit jugor të gadishullit Lustica të Malit të Zi është një varg plazhesh të pastra që janë të populluara me udhëtarë/pushues ditore nga Herceg Novi dhe mund të vizitohen nga turnetë me kajak nga Rose. Dobreč ka ujërat nga më të pastrat në Mal të Zi dhe është i arritshëm vetëm nga deti. Një tjetër ndalesë popullore e turneve është Shpella Blue (Plava Špilja), e quajtur kështu për efektin që jep drita që reflekton përmes ujit. Barkat mund të futen në shpellën 9 metra të lartë dhe ju jep një mundësi për një notuar. Në bazë të gadishullit, në jug të qytetit Radovići, është e bukura Przno (nuk duhet të ngatërrohet me Przno afër Sveti Stefan). Ky gji i mrekullueshëm me rërë të bardhë bashkë me rripin e pishave dhe pemët e ullirit është një kandidat perfekt për plazhin më të mirë të Malit të Zi.

Komuniteti largët i plazhit të Kabak është duke u kthyer në kërkuesin e vetmuar të pikës së fundit dhe shumë mendojnë se është edhe më qiellor se Lugina Flutur aty pranë. Pavarësisht se si do t’a bëni udhëtimim drejt Kabak, me mjet apo në këmbë, ju do të shpërblehet me një plazh spektakolar dhe të rrethuar nga dy shkëmbinj të gjatë. Tetë kilometra në jug të Faralya dhe disa botë larg nga kudo tjetër, Kabak është ideal për kampe dhe të apasionuarit pas yoga, ose bukurisë së qetë e të pashfrytëzuar.

Në veri të hyrjes së Dardaneleve, i thyer, Gökçeada (Qiellor Island) është një nga vetëm dy ishuj e banuar të Egjeut, që i përkasin Turqisë. Rreth 13 km nga veriu në jug dhe vetëm 30 km nga lindja në perëndim, ai është larg nga ishulli më i madh i vendit. Gökçeada është një vend tërheqes, me disa pamje dramatike në një zonë të vogël, si dhe një ndjenjë grek përreth. Është një vend fantastik për t’u larguar pas vizitës në Galipoli. Plazhi me rërë në Aydıncık është më i miri në ishull dhe është ngjitur me Tuz Gölü (Liqeni i Kripur). Më tej, në perëndim, në brigjet magjepsëse piktoreske në juglindje, ka plazhe të vogla në Kapıkaya dhe Ugurlu.





