Viti akademik 2012-2013, 27 647 pranime ne universitete. Lista e plote, sipas universiteteve dhe degeve

Kuota totale e pranimeve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë  për studimet e ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2012- 2013 janë planifikuar të jenë  27 647 studentë.

Lista e plote, sipas universiteteve dhe degeve

Rreth 70% e maturantëve përfitojnë vende studimi me kohë të plotë në universitetet publike. Kuotat e pranimeve në studimet Bachelor në universitetet publike rriten 10 % në krahasim me vitin akademik 2011/12. Universitetet publike ofrojnë rreth 300 programe studimi.

Struktura dhe dinamika e pranimeve që propozohet për vitin akademik 2012-2013 i jep prioritet degëve afër tregut të punës që janë të orientuara në IT, shkencat teknike dhe shkencat natyrore. Rreth 1/3 e numrit të kuotave i përkasin IT, shkencave teknike, matematikës dhe fizikës. Kuotat në këto degë kanë pësuar edhe rritjen më të madhe 16 -20%.

Vetem në IT dhe fushat e lidhura me të, planifikohen të pranohen rreth 4700  studentë ose  rreth 17% të numrit total të kuotave të reja. Kjo i shërben drejt për drejt përgatitjes së burimeve njërëzore të mjaftueshme për zhvillimin e Shqipërisë Digjitale.

Kuotat e degëve të gjuhëve të huaja zënë rreth 9%  (2520 kuota) të numrit total, ku mbi 50% (rreth 1300 kuota) i perkasin gjuhës  angleze. Kjo i shërben përgatitjes së mësuesve të gjuhës angleze si dhe specialistëve që mund të punojnë edhe në sektorë të tjerë (turizmi, administrata, etj).

Për kandidatët nga Republika e Kosovës dhe studentët shqiptar nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës janë planifikuar 700 kuota (2.7% e totalit).

Për studentët romë dhe egjiptianë janë planifikuar kuota të vecanta (20 kuota) që pranohen pa konkurrim.  Për studentët e verbër janë planifikuar 20 kuota të vecanta.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC