Matura Shtetërore 2012, sot provimi i lëndëve me zgjedhje. Të dielën rezultatetet e matematikës

Maturantët do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, testimeve në lëndët me zgjedhje.  Më parë gjatë këtij muaji maturantët u janë nënshtruar provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhë-Letërsi dhe Matematikës. Ndërsa maturantët kanë marrë tashmë rezultatet e provimit të parë të detyruar, atij të Gjuhë Shqipe-Letërsi, pas provimit të lëndëve me zgjedhje pritet të kenë dhe rezultatetet e provimit të Matematikës.

Ndërkaq, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, tha nga Elbasani se mesditën e së dielës, rezultatet e provimit të matematikës mund të jenë hedhur në sistem dhe maturantët në bazë të kodit të tyre identifikues mund të njihen me përgjigjet e këtij provimi. Ministri Tafaj ka vizituar disa shkolla në Elbasan, duke ndjekur nga afër procesin e provimit.

“Janë miratuar kuotat për pranimet në universitetet publike dhe se 70 % e maturantëve kanë mundësi që të përfitojnë nga shërbimi me kohë të plotë dhe pjesa tjetër të ndjekë studimet e larta me sistemin Part –Time nëse dalin me rezultat pozitive”, tha kreu i Arsimit.

Provimet me zgjedhje përcaktojnë orientimet se ku maturantët duan të vijojnë studimet e larta në universitetet publike të vendit.  Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e maturantëve kanë kërkuar të testohen në më shumë se dy lëndë.  Ky provim do të ketë një kohëzgjatje prej tre orësh, ku maturantët do të plotësojnë rreth 20 pyetje, të kombinuara në mënyrë të barabartë ndërmjet pyetjeve me alternativa dhe atyre me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë.

Sipas të dhënave, një pjesë e konsiderueshme e maturantëve kanë kërkuar të testohen në më shumë se dy lëndë. Rreth 18 % e maturantëve, që do t’u nënshtrohen provimeve me zgjedhje, kanë zgjedhur të japin 3 lëndë, përfshirë në përzgjedhjet e tyre lëndë të profilit shoqëror e natyror. Lëndët shoqërore rezultojnë të kenë fluksin më madh të kërkesave për t’u dhënë si provime me zgjedhje, ndërkohë që janë rreth 1000 maturantë që kanë kërkuar matematikën, 500 fizikën apo biologjinë dhe rreth 12 mijë maturantë kanë zgjedhur gjuhën angleze.

Ndërkaq, MASH këshillon maturantët që të tregohen të kujdesshëm e t’i përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mos penalizohen me mosnjohje të rezultatit.  Masat per zhvillimin e provimit

Provimi mbahet vetëm në institucionet e arsimit publik dhe nis në orën 10.00, me kohëzgjatje prej 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të kenë detyrimisht me vete dokumentin e identifikimit, në të kundërt nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim. Ministria e Arsimit ka percaktuar gjithashtu dhe rregulla strikte mbi transportimin e nxenesve ne vendet e mbajtjes se provimit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

1 Koment per “Matura Shtetërore 2012, sot provimi i lëndëve me zgjedhje. Të dielën rezultatetet e matematikës”

  1. erjon

    si do te meret vesh qe ke fituar apo jo ne provimet me zgjdhje ?? si eshte kjo puna e ( ID )

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC