Matura Shtetërore 2012, nesër provimi i lëndëve me zgjedhje

Maturantët do t’i nënshtrohen nesër provimit të fundit të Maturës Shtetërore, testimeve në lëndët me zgjedhje.  Ndërkohë, më parë maturantët u janë nënshtruar provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhë-Letërsi dhe Matematikës.

Provimet me zgjedhje përcaktojnë orientimet se ku maturantët duan të vijojnë studimet e larta në universitetet publike të vendit.  Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e maturantëve kanë kërkuar të testohen në më shumë se dy lëndë.  Ky provim do të ketë një kohëzgjatje prej tre orësh, ku maturantët do të plotësojnë rreth 20 pyetje, të kombinuara në mënyrë të barabartë ndërmjet pyetjeve me alternativa dhe atyre me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë.

Ndërkaq, MASH këshillon maturantët që të tregohen të kujdesshëm e t’i përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mos penalizohen me mosnjohje të rezultatit.  Masat per zhvillimin e provimit

Provimi mbahet vetëm në institucionet e arsimit publik nëtë gjithë vendin, ndërsa nis në orën 10.00 dhe zgjat për një periudhë kohore prej 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të kenë detyrimisht me vete dokumentin e identifikimit, në të kundërt nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim. Ministria e Arsimit ka percaktuar gjithashtu dhe rregulla strikte mbi transportimin e nxenesve ne vendet e mbajtjes se provimit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC