Provimet e Lirimit, sot provimi i Matematikës. C’duhet të keni parasysh

Nxënësit e shkollave 9 vjecare në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen nesër provimit të dytë të Lirimit, atij të Matematikës.  Ndersa i jane nenshtruar provimit te pare te Lirimit, atij te Gjuhe Amtare në 13 qershor 2012, neser nxenesit do te zhvillojne provimin e Matematikes duke i dhene fund provimeve te Lirimit. Provimet e Lirimit nisin ne oren 10.00 dhe zgjasin 2 ore e 30 minuta.Rregullore per zhvillimin e PLMasat per PL

Udhëzues për Provimet e Lirimit;

Për lëndët gjuhë amtare dhe matematikë

1. Testi i provimit të gjuhës amtare dhe matematikës përmban 25 pyetje.

2. 13 pyetje janë me alternativa.

3. 12 pyetje janë me shtjellim.

4. Përgjigjet e të gjitha pyetjeve do të shkruhen në fletore.

5. Për pyetjet me alternativa do të shkruani në fletore si në shembullin më poshtë:

SHEMBULL

Pyetja 1  C

Pyetja 2  B

6. Për pyetjet me shtjellim do të shkruani numrin e pyetjes dhe në krah të saj të gjithë përgjigjen e nevojshme.

7. Për lëndën e gjuhës shqipe do të punoni vetëm në fletore shkrimi dhe për lëndën e matematikës  do të punoni vetëm në fletore me katrore.

8. Nuk do të shkruani emrin tuaj në kapakun fletores dhe në asnjë faqe të saj, pasi do të konsiderohet si shenjë.

 

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC