Rekordi, përshkruan Ujëvarat e Niagaras mbi një litar të tendosur (video)
Nick Wallenda është njeriu i parë që kalon ujëvarat e Niagarës mbi një litar të tendosur. 33 vjeçari ka përshkruar për 25 minuta një gjatësi prej 550 metrash, në një lartësi prej mbi 60 metrash, duke ecur në një litar të tendosur 6 centimetra të trashë. Spektakli i dhuruar nga 33 vjeçari është ndjekur nga disa dhjetra mijëra njerëz, që ishin mbledhur pranë ujëvarave.
Pasi përshkoi mbi litar ujëvarat, 33 vjeçari u përshëndet me familjarët e tij, por më ps ka sqaruar agjentët e doganës. Fillimisht ata i kërkuan pasaportën, një veprim formal. Ndërsa Ëallande në sqarimin e tij u shpreh: nuk kam asgjë tjetër me vete. Ndërkohë pyetjes mbi qëllimin e vizitës, Wallenda iu përgjish se synon të frymëzojë njerëzit kudo në botë.





