Dashuria e maces ‘shëroi’ 4 vjecarin me autizem
Billy ka bërë një ndryshim të plotë në shtëpinë e familjes, duke sjellë lumturi dhe ambjent të qetë.
Katërvjeçari Fraser Booth, i cili është autik, tronditej lehtësisht nga ngjarjet e përditshme, duke shpërthye në lot dhe zemërim të momentit. Por macja endacake Billy erdhi së bashku me qetesine dhe lumturine e tij. E braktisur nga pronari i saj i mëparshëm dhe e shpëtuar nga një shtëpi bamirësie, macja dhe Fraser kanë qenë të pandarë që nga takimi i tyre i parë. Billy ndihmoi me dashurinë e saj të nxjerrë djalin e vogël nga guaska e tij.
Kur Fraser është duke u irrituar, qetësimin e tij e sjell Billy me një përqafim ngushellues. Louise, nëna e Fraser, tha se “Nëse Fraser është përreth ose duke luajtur në kopsht, Billy nuk është kurrë larg. Është mënyra se si ai shikon Fraser dhe qetësohet”. “Billy gjithmonë duket kur Fraser është duke u mërzitur dhe afron kokën e tij me Fraser për t’a siguruar atë dhe ta qetësojë, kur Fraser është i dobët, Billy ulet në prehrin e tij gjatë gjithë ditës. Thonë se kafshët mund të ndjejnë, por Billy duket se e di para të gjithëve, nëse Fraser do të mërzitet”.
“Mund të tingëllojë si dicka e cmendur, por Billy është si kujdestar për Fraser. Marrëdhënia e tyre është vërtet e veçantë”. Fraser u diagnostikua me autizëm, kur ai ishte 18 muajsh, pasi Louise, 38 vjec, dhe burri i saj elektricist, Chris, 43 vjec, vunë re se ai nuk ishte i zhvilluar aq shpejt sa fëmijët e tjerë të moshës së tij. Që nga vendosja e diagnozës, Fraser i është nënshtruar terapisë.




