Matura Shtetërore 2012, përgjigjet për provimin e Matematikës
Rreth 43 600 maturantë në të gjithë vendin kanë testuar sot njohuritë e tyre në provimin e dytë të detyruar të Maturës Shtetërore, atë të Matematikës. Provimi është zhvilluar në ambjentet e instucioneve të arsimit publik dhe ka zgjatur për rreth 2 orë e 30 minuta. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30.
Me përfundimin e testimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike dhe përgjigjet e provimit të Matematikës. Pergjigjet e Matematikes
MASH sqaron se për secilin lloj testi është paraqitur një model zgjidhjeje. Nxënësi do të vlerësohet me pike të plota për çdo zgjidhje tjetër të saktë, pavarësisht nga modeli i paraqitur. Nxënësi do të vlerësohet me pikë për përgjigjet e pjesëshme edhe kur nuk ka arritur në zgjidhjen e plotë.
Në nisje të provimit, autoritet e Ministrisë së Arsimit u bënë të qartë maturantëve të bëjnë kujdes gjatë plotësimit të tezës. Në rast se kopjohet, maturanti rrezikon jo vetëm të humbase këtë provim por edhe testet e tjerë.
Ndërkohë, maturantët do t’i nënshtrohet në fund të muajit provimit të Lëndëve me Zgjedhje.






po presim ne
Ne cfare ore dalin neser rezultatet e provimit?
rezultatet e provimit te matematikes po presim kur do te dalin ???
pse nuk nxjerren pergjigjet e matematikes ketu ne kete faqe
Kur do publikohen sezultatet
po rezultatet e provimit te matematikes kur do te dalin ?
rezultatet e provimit te matematikes kur do te dalin ?