Matura Shtetërore 2012, sot provimi i Matematikës. Rregullat dhe masat

Gjate provimeve te Matures Shteterore

Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot (16 qershor) testit të dytë të detyruar të Maturës Shtetërore, atij të Matematikës. Teza përmban 25 pyetje, një pjesë e tyre me zhvillim dhe pjesa tjetër me alternative. Vlerësimi për këtë provim është 50 pikë. Ministria e Arsimit sqaron ndërkohë se asnjë pyetje nuk do të jetë jashtë programeve orientuese.

Ndërkaq, MASH këshillon maturantët që të tregohen të kujdesshëm e t’i përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mos penalizohen me mosnjohje të rezultatit.  Masat per zhvillimin e provimit

Provimi mbahet vetëm në institucionet e arsimit publik nëtë gjithë vendin, ndërsa nis në orën 10.00 dhe zgjat për një periudhë kohore prej 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të kenë detyrimisht me vete dokumentin e identifikimit, në të kundërt nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim. Ministria e Arsimit ka percaktuar gjithashtu dhe rregulla strikte mbi transportimin e nxenesve ne vendet e mbajtjes se provimit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard