Grupi A, Greqia bën mrekullinë! Çekia kalon në 1/8 si kryesuese

Çekia dhe Greqia janë dy skuadrat e para që zyrtarisht kalojnë grupin në fazën e 1/8 të Euro 2012. Çekët, pas fitores kundër Polonisë, u renditën të parët në grupin A, ndërsa Greqia surprizoi me fitoren ndaj Rusisë duke zënë vendin e dytë.  Të dy takimet u luajtën në të njëjtën orë, sikundër do të luhen të gjitha ndeshjet e fundit në grupe. Skuadrat që nuik mundën të kualifikohen për 1/8, Rusia e Polonia, konsideroheshin si favorite në Grupin A, kjo për shkak edhe të potencialit të lojtarëve, por polakët edhe si vend organizator.

Si Greqia ashtu e Çekia për minuta të tëra u vunë nën presionin e kundërshtarëve, Rusisë dhe Polonisë, por sulmuesit e tyre kanë shpërdoruar raste të pafundme. Grekëve iu buzëqeshi fati në sekondat e fundit të pjesës së parë, ku pas një gabimi foshnjarak të mbrojtësve rusë, kapiteni i Greqisë Karagunis ka shënuar golin e vetëm të takimit, por edhe të triumfit për kalimin e grupit. Në 45 minutat e dyta, Rusia ka ulur ritmin e lojës, ndoshta jo vetëm për shkak të lodhjes, por edhe të skemës së përdorur nga ekipi grek, i cili u rikthye në mbrojtje, duke besuar vetëm tek kundërsulmet dhe gjendja e mirë e Samaras, një prej lojtarëve më të mirë në fushë.  Megjithatë, rusët kanë shpresuar që takimi tjetër, ai mes Çekisë dhe Polonisë të përfundonte në barazim, rezultat që do të favorizonte Rusinë për shkak të pikëve të mbledhura në ndeshje direkte.

Pork y rezultat penalizonte si Çekinë ashtu edhe Poloninë, çka do të thoshte se pas fitores së Greqisë, çekët apo polakët do të luftonin deri në fund për marrjen e tre pikëve. Çekia përgjatë 45 minutave të para është mbrojtur në mënyrë të përkryer, ndërsa lojtarët kryesorë të Polonisë, Levandovski , Polanski dhe Blaszczykoëski, kanë shpërdoruar raste pafund, sikundër në disa të tjera janë ndalur nga Petr Cech. Atë që polakët nuk mundën ta realizojnë përgjatë pjesës së parë, e bënë çekët në minutën e 72 me anë të Ptr Jiraçek. Goli i realizuar do ti ngjiste çekët në kuotën e 6 pikëve, duke siguruar kualifikimin për 1/8 me dy fitore (Greqia e Polonia) dhe me një humbje ndaj Rusisë.

Tashmë çekia do të presë rezultatet në Grupin B, për të mësuar kundërshtarin e saj, që do të jetë mes Portugalisë, Danimarkës dhe Holandës. Gjermani, nëse nuk do të ndodhë një surprizë në përballjen me Danimarkën, si kryesuese e Grupit B do të ndeshet me vendin e dytë të grupit A, Greqinë.

Grupi A
Skuadra N F B H P
Rep. Ceke 3 2 0 1 6
Greqi 3 1 1 1 4
Rusi 3 1 1 1 4
Poloni 3 0 1 2 2
Poloni 1 – 1 Greqi
Rusi 4 – 1 Rep. Ceke
Poloni 1 – 1 Rusi
Greqi 1 – 2 Rep. Ceke
Rep. Ceke 1 – 0 Poloni
Greqi 1 – 0 Rusi

 


pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard