Gjermani-Danimarkë, 11 mijë tifozë gjermanë udhëtojnë drejt Lviv
Rreth 11 mijë tifozë gjermanë pritet të udhëtojnë drejt qytetit të Lviv ku të dielën në mbrëmje ekipi i tyre do të ndeshet me Danimarkën, në ndeshjen e fundit për Grupin B. Gjermania në kuotën e 6 pikëve, ka fituar ndaj Portugalisë me rezultatin 1-0 dhe ndaj Holandës me rezultatin 2-1, të tre golat të shënuar nga Mario Gomez. Në përballjen e fundit, atë ndaj Danimarkës, ekipit gjerman i mjafton vetëm një barazim për të mbajtur kryesimin e grupit. Por tifozët gjermanë shpresojnë në arritjen e fitores së tretë rradhazi në europian, duke u bërë e vetmja skuadër që mund të mbyllë ndeshjet e grupeve me pikë të plota.





