Autobuzi del nga rruga, nuk ka viktima
Një autobuz ka dalë nga rruga në aksin Tiranë-Elbasan, duke rënë nga një lartësi prej 10 metra. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45, në vendin e njohur si Qershitë në Qafë Krrabë. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka viktima, ndërsa kryesisht të aksidentuarit kanë pësuar shembje. Ende nuk ka një shifërtë saktë mbi numrin e personave të plagosur nga ky aksidemnt, megjithëse pas sinjalizimit drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policore dhe shërbimeve zjarrfikëse, si dhe një helicopter i Ministrisë së Shëndetësisë. Burime policore bënë të ditur se pasagjerët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa vetëm një nga pasagjerët ka marrë plagë të rënda (thyerje) . Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





