Sëmundjet e zemrës, 10 fëmijë çdo vit kurim në Itali

Gjate nje operacioni

Dhjetë fëmijë me probleme komplese kardiake, që kërkojnë ndërhyrje të specializuara do të kurohen çdo vit në spitalin pediatrik Gaslini në Italinë e Veriut. Ndërkaq, në në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë me një nga qendrat e ekselencës në nivel ndërkombëtar ne fushën e pediatrisë, Instituti “Giannina Gaslini”, veç trajtimit të fëmijëve, do të ketë dhe nje ulje te tarifave spitalore ne masen 30 per qind per te gjitha rastet e tjera te pacienteve shqiptare qe do te trajtohen prane ketij spitali dhe ne rruge jo zyrtare.

Zv.ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, negociator i marrëveshjes, vlerësoi marrëveshjen si më të rëndësishmen të lidhur me ndonje institucion deri më sot. “Realizimi i kësaj marrveshje fuqizon kapacitetet në përgjithësi, por veçanërisht ato që kanë lidhje me kardiokirurgjinë pediatrike. Këtë vit do të investohen rreth 120 milion lekë për prokurimin e pajisjeve të reja tek kardiokirurgjia”, tha Spahia.

Kardio-kirurgu Altin Veshti tha se çdo vit shënohen rreth 350 raste nga Shqipëria dhe 250 të tjerë nga Kosova të fëmijëve që kanë probleme kryesisht te lindura te zemres. Patologjia që dominon është vrima në zemër, por edhe patologji të tjera.

Marreveshje qe pritet t’iu jape zgjidhje urgjencave kardiake te renda ne moshat pediatrike, te pakurueshme deri tani ne spitalet tona, eshte e perqendruar ne tri pika kryesore.

1 Klinike dhe assistence, ku perfshihet jo vetem numri prej 10 femijesh shqiptare qe do te trajtohen cdo vit, por dhe nje ulje te tarifave spitalore ne masen 30 per qind per te gjitha rastet e tjera te pacienteve shqiptare qe do te trajtohen prane ketij spitali dhe ne rruge jo zyrtare.

2. Formim, ku perfshihet trajnimi i strafeve mjekesore shqiptare ne nje game specialitetesh pediatrike.

3. Suport ne fusha te ndryshme. Ne kete pike mes zv/ministri Bardh Spahia dhe autoriteteve te larta drejtuese te Institutit eshte diskutuar mbi asistencen qe pala italiane pritet te jape ne ngritjen e te pares qender te Hemodinamikes Pediatrike ne vend (korrigjim difektesh kardiake, pa operacion). Ngritja e kesaj qendre ne Tirane, do te zgjidhte shume probleme kardiake ne moshat e vogla, ne ato raste kur eshte e mundur, pa qene nevoja e aplikimit te kirurgjise tradicionale, qe do te thote me pak traume postoperatore per te vegjlit, ulje te risqeve qe bait nje nderhyrje kirurgjikale dhe me pak kosto ekonomike ne buxhetet spitalore. Futja e hemodinamikes pediatrike, cilesohet nje hap pozitiv shume i domosdoshem me efekte te medha positive mjekesore ne rradhe te pare, sociale sa u takon familjareve dhe ekonomike sa i takon buxhetit te spitaleve, pasi eshte nje nga nderhyrjet me me pak dite shtrimi ne spital.

Bashkepunimi mes dy vendeve, Shqiperi Itali, pas firmosjes se memorandumit te bashkepunimit ne 2007, mund te cilesohen si nje nga me te suksesshmit. Se bashku me marreveshjen e fundit firmosur nga zv/ministri Bardh Spahia jane 12 marreveshje bashkepunimi me qendra spitalore prestigjioze italiane. Kurim pacientesh, trajnim mjekesh, bashkepunim ne fushen e barnave, shkembime informacioni, eksperience dhe literature.

Te dhena mbi institutin Giannina Gaslini

Instituti Gaslini eshte spitali me i madh pediatric ne veri te Italise me 22 ndertesa te” vendosura ne 73 000 metra katror siperfaqe. Ne te punojne 2000 persona, mjeke infermiere dhe kerkues shkencore. Ofron te gjitha specialitetet pediatrike, laboratore dhe katedra universitare te shumta. Nje nga klinikat me referuese jo vetem brenda Italise por dhe ne rang nderkombetar.

Ka mesatarisht 500 shtreter dhe 50 mije shtrime cdo vit dhe 40 mije shtrime ne Ndihmen e Shpejte te nivelit te dyte. Pvreth 45 per qind e femijeve qe kurohen ne te vijne nga rajone te tjera te tjera -perfshi veriun- dhe jashte Italise. Dhe ne disa repartee ekselence perqindja e shtrimeve nga jashte Italise arrin ne 80 per qind. Rreth 600 paciente me kombesi te tjera, jo italiane mjekohen cdo vit ne kete spital

Instituti Gaslini njihet si nje qender klinike referimi nderkombetare. Eshte i njohur ne fushen mjekesore pediatrike ne nivel nderkombetar per trajtimin e semundjeve te rralla. Po aq i njohur eshte dhe ne fushen e neuroshkencave, neurokirurgjise, kardiologji intervenuese dhe kardiokirurgji. Departamenti i hemato-onkologjise prane Gaslinit eshte qender europiane koordinimi per neuroblastomen, nje tumor qe haste shpesh ne moshat pediatrike me nje mortalitet te larte

Sektore te tjere te specializuar ne nivel superior, pika referimi kombetare ne Itali dhe nderkombetare jane dhe Terapia Intensive, Nefrologjia, Kirurgjia e Pergjitheshme, Sherbimi I te Porsalindurit, Onkologjia e Ortopedia, Gjinekologjia dhe Diagnoza Prenatale (para lindjes)

Nga 2007, 12 marreveshje bashkepunimi me Italine ne shendetesi

19 nentor 2007, firmoset memorandumi 5-vjecar i bashkepunimit Shqiperi-Itali
23 janar 2009, plan konkret bashkepunimi MSH dhe spitali pediatrik universitar “Bambino Gesu”
27 mars 2008, bashkepunimi me MSH dhe “Casa Sollievo della Sofferenza”
Qershor 2009, projekti i bashkepunimit me Qendren Spitalore Bergamo, rajoni i Lombardise
24 prill 2009, memorandumi i bashkepunimit me Agjencine Italiane te’ B^arnave, hedhja e hapave te para per Farmakovigjilencen
29 prill 2010, marreveshje bashkepunimi mes MSH dhe Universitetit Katolik te zemre se shenjte, fakultetit te mjekesise dhe kirurgjise “A Gemelli” ne Rome dhe qendres kerkimore dhe trajnuese tq teknologjise se larte ne shkencat biomjekesore “Giovanni Paolo II”
27 korrik 2010, marreveshje bashkepunimi me rajonin e Toskanes
21 tetor 2010, marreveshje bashkepunimi me rajonin e Friuli, Venecia Giulia
2 korrik 2011, marreveshje bashkepunimi me Institutin e Shendetit Publik ne Itali
2001, binjakezimi i Spitalit te Vlores me Spitalin e Pizes
Bashkepunim i Spitalit te Shkodres me Spitalin e Forelise
Qershor 2012 marreveshje bashkepunimi ne kuadrin e asistences shendetesore dhe formimit profesional me Institutin Gaslini ne Genova.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC