Karl Bild: Në Ballkan nuk do të ketë më ndryshime të kufijve

Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime të kufijve, konflikteve dhe luftërave, sepse ky rajon ka të ardhme evropiane, deklaroi ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bild, në intervistën për sajtin “EUinsajd”. Sipas tij, rajoni i Ballkanit ka rend të ditës evropian – reforma ekonomike, progres social dhe sistem juridik, por Ballkani akoma duhet t’i zgjedh problemet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në pyetjen çfarë potenciale ka në territorin e Ballkanit, Bild u përgjigj se ky është rajon me shumë male dhe shumë lumenj dhe me potencial të madh të pashfrytëzuar ujor. Bild deklaroi se nuk pret që Greqia ta braktisë Eurozonën. “Vendim për këtë do të marrin grekët”, tha Bild dhe përkujtoi se studimet e mendimit publik tregojnë se grekët janë të vendosur kundër daljes nga Eurozona.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard