Tifozët e Danimarkës kundër Ronaldos: Messi, Messi

Tifozët danezë kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të ngacmuar yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo. Në përballjen mes Danimarkës dhe Portugalisë, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 2-3, tifozët danezë përgjatë të gjithë takimit brohorisnin ‘Messi, Messi’, sa herë që Ronaldo kapte topin.

Kjo situatë duket se nuk është kapërdirë nga ylli i Portugalisë, edhe pse në dy takimet e para të Euro 2012 ai nuk ka lënë asnjë gjurmë.  “A e dini se ku ka qenë Messi ai vitin e kaluar në këtë kohë? A e dini? Ai ishte eliminuar nga Copa America dhe në vendlindjen e tij. Unë mendojë se ajo ishte edhe më keq, apo jo?”, iu përgjigje portugezi ngacmimeve që iu bënë përgjatë 90 minutave.

Paulo Bento, tekniku i Portugalisë, gjithashtu u shfaq në krah të Ronaldos, duke e cilësuar një futbollist më cilësi të mëdha. “Ai nuk është nën presion nga ne, ai është këtu për të na ndihmuar”, deklaroi Bento.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard