Mjedisi, Mediu: Të zbatohet ligji, partneritet publik-privat
Zbatimi i ligjit, por edhe parneritetit midis pushtetit qendror dhe atij lokal janë drejtime ku dhe ka çaluar Shqipëria në mbrojtjen e mjedisit. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, foli me tone kritike në konferëncën “Shqipëria drejt Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2012”, edhe ndaj mungesës së vullnetit politik, mungesë komunitare e bindjes ndaj ligjit, vendimmarrjes së papjekur, etj, gjë që ka sjelle dhe dështime të herëpashershme.
“Në 20 vjet pas Samitit të Tokës në Rio, Shqipëria ka bërë shumë, megjithëse mund dhe duhej të bënte më shumë; ka politika të zhvillimit të qëndrueshëm të strukturuara në Strategji kombëtare sektoriale dhe ndërsektoriale, megjithëse ato mund dhe duhen implementuar më mirë se deri tani; ka një korpus ligjor e nënligjor që së fundmi transpozon Direktivat e Bashkimit Europian, megjithëse duhet e mund të bëhet më shumë për zbatimin më rigoroz të tyre; ka një proces të vazhdueshëm decentralizimi në fushën mjedisore dhe në atë të burimeve natyrore duke vendosur partneritet pushtet qendror – pushtet lokal apo duke synuar “partneritet publik – privat”, megjithëse ka akoma vend per përmirësim”, tha Mediu.
“Duhet thene se që pas Samitit të Tokës ne kemi bërë shumë rrugë drejt qëllimit për zhvillim të qëndrueshëm, kemi ecur të gjithë bashkë me kontributin e të gjithë krahëve të politikës, të shoqërisë civile, biznesit, dhe gjithë aktorëve të tjerë, por dueht te themi se ndonjehere edhe nuk kemi patur të njëjtin sukses gjithmonë. Kjo për shumë arsye. Ndonjëherë për shkaqe të forta: i)Shqipëria kaloi një konflikt të fortë social në 1997, ii)një luftë lokale në 1999, etj., por ndonjëherë edhe për shkaqe të dobëta: i)mungesë e vullnetit politik, ii)mungesë komunitare e bindjes ndaj ligjit, iii)vendimmarrje të papjekura, etj. Këtë bilanc ne do të duhet ta bëjmë pikërisht tani”, theksoi Mediu.
Mediu tha se e vetmja trashëgimi pozitive mjedisore në vitin 1992 nga regjimi komunist ishte ekzistenca e një numri zonash të mbrojtura, si dhe një administrim strikt i fondit të tokës bujqësore. “Përvec këtyre, për gjithcka tjetër Shqipëria trashëgoi një situatë skandaloze; nuk ekzistonte asnjë instancë politike publike përgjegjëse për mjedisin, politikat mjedisore as njiheshin absolutisht, shteti ishte ndotësi më i madh i ujit, tokës, ajrit, dhe si i tillë nuk paguante, interesi ekonomik shtetëror predominonte mbi ato mjedisore apo sociale të shtetasve, zonat e ndotura “hot-spote” ishin të shumta por nuk konsideroheshin fare si të tilla, dhe këtu mjafton të përmend Fierin, Lacin, Korcën, Elbasanin, Librazhdin, Bulqizën, Vlorën, Durrësin,…. etj etj”, tha Mediu,
Në Samitin e Rios, në 20-22 qershor Shqipëria do të paraqesë raportin faktmbledhës, ku jepet një vlerësim i nivelit të realizimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.





