Rama: Nishani u zgjodh sipas Kushtetutës. Akuzat e Nanos, mllefe primitive. Meta, negativ në fund

Kreu i PS, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka cilësuar si mllefe primitive akuzat e bëra nga Fatos Nano. Gjithashtu, Rama e ka cilësuar si lojë negative pranimin dhe votën pro të Ilir Metës për një kandidaturë politike të PD-së për postin e Kreut të Shtetit. Rama shprehet se zgjedhja e Kreut të Shtetit është kushtetuese, por jo konsensuale.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, Rama theksoi se me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit u godit ashpër hapi europian i Shqipërisë. “Nuk kemi problem tonin që të na e zgjidhë presidenti. Problemi ynë është hapi europian dhe prapambetja në rrugën e integrimit, dhe që Shqipëria rrezikon ta humbë statusin për të 3-ën herë si asnjë vend tjetër. Sepse mesazhi ishte i qartë dhe po ashtu edhe dëshira e familjes europiane për të na dhënë një dorë, konsensus konsensus , konsensus. Konsensusi dhe jo emri ishte ajo cka duhet të prodhonte Republika e Shqipërisë. Pala tjetër në vend të konsensusit zgjodhi emrin, zgjodhi të cojë në presidencë një noter partiak’, deklaroi Rama.
Duke i’u referuar komenteve që ai ka bërë në adresë të ministrit Nishani kohë më parë, Rama tha se nuk ka asgjë kundër tij, por Presidenti nuk mund të jetë ministër qeverie. “Bamir Topi u përzgjodh përmes një procesi të turpshëm, po ashtu si dhe Nishani u zgjodh sipas Kushtetutës”, u shpreh Rama. Sipas tij, kundërshtua e opozitës nuk ka të bëjë me emrin, por ajo është parimore dhe politike, për të këmbëngulur që presidenti nuk mund të kthehet ministër i qeverisë.

Ndërkohë në lidhje me dy kandidaturat e mazhorancës për postin e Kreut tëShtetit, Xhezair Zaganjori dhe Artan Hoxha, të dy të tërhequr nga gara, kreu i opozitës tha se ato ishin të njëanshme dhe të papranueshme për opozitën, e cila synonte që në krye të herës konsensusin.

‘Kandidimi i parë ishte i njëanshëm dhe nga ana tjetër nuk përmbushte ekzigjencat tona. Kandidimi i dytë ishte tërësisht i njëanshëm dhe kandidati ishte i papranueshëm. Sepse në këndvështrimin tonë ishte zëdhënësi më publik i qeverisë’, tha Rama.

Në lidhje me propozimin që iu bë kandidaturës së Fatos Nanos nga Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, në tryezën për Presidentin, Rama tha se propozimi ishte sa për të larë gojën. “E vërteta e propozimit është shumë e thjeshtë, propozimi ishte i formës për të larë gojën nga Shpëtim Idrizi, sepse ishte propozim i bërë në kontekstin e bisedës, ku po flitej për paftësinë e zgjedhjes së një kandidature. Edhe Idrizi ishte në mbështetje të Artan Hoxhës. Kandiatura e Fatos Nanos ishte e përjashtuar dhe konsesusi ishte i mundshëm jashtë kandidaturave politike”, theksoi Rama.

Ndërkohë, ai u shpreh se opozita ishte e gatshme të mbështeste kandidaturën e e propozuar nga Ismail Kadare, por sipas tij PS-se nuk i’u dha mundësia të dilte me emra. “Në një tryezë ka ca rregullu, të cilës opozitës nuk iu dhanë, duke përfhsirë këtu edhe paritetin e propozimit të emrave”, u shpreh Rama.

Ai akuzoi Kryetarin e LSI, Ilir Meta se braktisi pozicionin fillestar për zgjedhjen e presidentit.  “Luajti në fillim rol pozitiv në fillim dhe negativ në fund. Se braktisi pozicionin fillestar dhe u bë pjesë e asaj që tha se nuk do bënte kurrë, zgjodhi një noter partie. Pozicioni i tij ka qënë i qartë se nuk pranojmë një kandidat të PD’,- u shpreh Rama.

I pyetur se përse Partia Socialiste nuk kandidoi Fatos Nanon për postin e presidentit, Rama tha se “Fatos Nano nuk u kandidua sepse kandidatura politike ishte përjashtuar nga tryeza e negociatave”. “Konsensusi ishte plotësisht i mundshëm vetëm jashtë kandidaturave politike. Pati refuzim të qartë nga ana e Kryeministrit për një kandidaturë politike dhe për emrin konkret të Fatos Nano. Ne i qëndruam deri në fund interesit kombëtar dhe vizionit dhe argumentave tona. Shqipërisë i duhej konsensus dhe nuk i duhej një president që të ishte noter partiak i saj”, tha Rama.

Ai i cilësoi akuzat që Fatos Nano ka bërë në adresë të tij, të neveritshme dhe mllefe primitive, të cilat nuk i shkojnë për shtat një individi që aspironte të bëhej president. “Unë nuk dua të humbas kohë me komente të këtyre, që nuk di si ti quaj, që janë të neveritashme, këto shfrime të një mllefi primitiv që nuk kanë lidhje as me mua, as me PS, por kanë lidhje me paaftësi për të menaxhuar emocione negative që më vjen keq. Ka vetëm një gjë për një unifikim, që është unifikimi i popullit shqiptar nën liderin e PS, se unifikimi i të majtës është me shumë cen dhe boshllëqe në pikëpamje të trajtimit të realitet”,  theksoi Rama.

Ndërkohë, Rama ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në, por kjo sipas tij do të varet nga qëndrimi që do të mbajë kjo parti. “LSI është pjesë e koalicionit qeverisë. Dhe ne jemi përballë dhe do i fitojmë zgjedhje me koalicioin tonë. Nëse do e braktisë qeverinë atëherë mund të jetë forcë opozitare dhe mund të hapin dialogun”, theksoi kreu i opozitës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC