Provimet e Lirimit 2012, përgjigjet për Gjuhë Shqipe
Nxënësit e shkollave 9 vjecare në të gjithë vendin zhvilluan sot (13 qershor) provimin e parë të Lirimit, atë të Gjuhë Shqipe. Ndërkaq, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar dhe skemën e vlerësimit të testit. Skema e vlërësimit të testit të Gjuhë Shqipe.
Lëndët për të cilat zhvillohet Provimet e Lirimit janë dy: Gjuhë amtare dhe Matematikë, që do të zhvillohet në 13 qershor 2012. Provimet e Lirimit nisin ne oren 10.00 dhe zgjasin 2 ore e 30 minuta.
SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT
Kjo është një skemë vlerësimi, në të cilën jepen disa orientime lidhur me vlerësimin e përgjigjeve të nxënësit.
- Testi përmban një total prej 50 pikësh.
- Testi ka 25 pyetje.
_____________________________________________________________________________________
PJESA I
Pyetja 1 A 1 pikë
Pyetja 2 D 1 pikë
Pyetja 3 B 1 pikë
Pyetja 4 C 1 pikë
Pyetja 5 D 1 pikë
Pyetja 6 C 1 pikë
Pyetja 7 A 1 pikë
_______________________________________________________________________________
Pyetja 8 (a) 2 pikë
Model përgjigjeje
Të dy paragrafët ndërtohen mbi bazën e kontrasteve:
- Rruga e zhurmshme – kopshti i bukur, me pemë;
- Ajri i ndotur i rrugëve – era e këndshme e pemëve, e jargavanit, që gjenden në kopsht;
- Kënga e bilbilit – uturima e kamionit;
- Qetësia e natës – zhurmat e rrugës;
- Brishtësia e bilbilit – me ashpërsinë e makinave, motorëve;
- Fërfëllima e natës – heshtje varri;
- Etj.
Përfytyrimi:
- Kontrasti i krijuar shërben për të theksuar ndryshimin midis së bukurës, që gjendet në natyrën e pastër dhe të shëndetshme dhe ndotjes, zhurmave, ajrit të papastër që kemi shkaktuar ne vetë.
OSE
- Kontrasti thekson ndryshimin midis së brishtës, përfaqësuar nga bilbili dhe së ashprës, së vrazhdës, së zhurmshmes, të përfaqësuar nga motorët dhe makinat.
1 pikë Nëse identifikon kontrastin mbi të cilin është ndërtuar paragrafi I dhe II.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon përfytyrimin që krijon ky kontrast.
0 pikë Përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 8 (b) 2 pikë
Model përgjigjeje
Shembujt
- Llojet shtazore po zhduken.
- Ujërat e ndotura po vrasin peshqit.
- Toka e shkatërruar nga mbiprodhimi kimik.
- Kërkuesit që gërmojnë pa kriter.
- Ajri i ndotur nga gazi dhe helmet.
2 pikë Nëse identifikon dy shembuj, që ilustrojnë dëmin që njeriu i ka sjellë natyrës.
OSE
1 pikë Nëse identifikon vetëm një shembull, që ilustron dëmin që njeriu i ka sjellë natyrës.
0 pikë Përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Në përgjigje e dhënë do të pranohen perifrazime ose citime direkt nga teksti.
_________________________________________________________________________________
Pyetja 8 (c) 1 pikë
Model përgjigjeje
- Titulli jep në mënyrë kuptimplote vetë përmbajtjen e pjesës. Bëhet fjalë për një ndotje që i është shkaktuar natyrës nga vetë njerëzit: ndotje e ajrit, e ujërave, e tokës ose ndotja për shkak të zhurmave (akustike).
1 pikë Nëse shpjegon si lidhet titulli i kësaj pjese me përmbajtjen e saj.
0 pikë Përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim
Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që komisioni vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.
__________________________________________________________________________________
PJESA II
Pyetja 9 D 1 pikë
Pyetja 10 A 1 pike
__________________________________________________________________________________
Pyetja 11 (a) 2 pikë
Paralajmërimi:
Vogëlushja e paralajmëron që të ketë kujdes, të mos lëvizë.
Arsyeja qe ajo e bën këtë:
Vendi ku ndodhen të dy personazhet është shumë i rrezikshëm. Janë në mes të pyllit, në xhungël dhe, nëse bëjnë zhurmë, mund të sulmohen nga ndonjë kafshë e rrezikshme.
OSE
Vajza kujdeset për jetën e shoqëruesit të saj dhe, duke e njohur shumë mirë vendin dhe kafshët, i kujton të jetë i qetë, që të mos shkaktojnë ndonjë sulm të papritur.
1 pikë Nëse tregon për çfarë e paralajmëron vajza autorin.
DHE
1 pikë Nëse gjen arsyen se përse e bën ajo këtë.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.
Pyetja 11 (b) 3 pikë
Raporti i vajzës me luanin
Vajza ka një raport (lidhje ose marrëdhënie) miqësor me luanin. Ata janë shokë, e duan njëri-tjetrin, luajnë me njeri-tjetrin, etj.
Shembuj:
- Dallova Patrician, që zbavitej duke luajtur me kthetrat e tij.
- Shpinën e kishte mbështetur te kraharori i bishës së madhe.
- Me njërën dorë rrëmonte në krifën e tmerrshme.
- me tjetrën zuri t’i fërkonte bishës turirin te pjesa e syve.
- Vajza i flet me zë të ëmbël, e quan mik.
- Ø I përkëdheli ballin luanit te pjesa e syve.
- Ø Etj
1 pikë Nëse përcakton raportin që vajza ka me luanin.
DHE
2 pikë Nëse ilustron me dy shembuj raportin midis tyre (1 pikë për secilin ilustrim).
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
_____________________________________________________________________________
Pyetja 12 (a) 1 pikë
Model përgjigjeje
- Takimi është i pabesueshëm, pasi është e vështirë të imagjinohet një takim miqësor midis një
luani dhe një njeriu. Duke pasur parasysh natyrën e egër të luanit, jetën që ai bën, karakteristikat dhe egërsinë e tij, një takim i tillë ndodh shumë rrallë dhe vetëm nga njerëz që e njohin mirë dhe dinë si të sillen me të.
OSE
- Nuk ndodh çdo ditë të takosh një luan.
OSE
- Nuk është njësoj si të takosh një kafshë shtëpiake. Luanët janë shumë të egër dhe të vrasin në
vend, ndaj është e paimagjinueshme të takohet një njeri me të.
1 pikë Nëse shpjegon pse autori mendon se takimi që mund të ndodhë është i pabesueshëm.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.
__________________________________________________________________________________
Pyetja 12 (b) 3 pikë
Përfytyrimi (përgjigje e lirë):
Vajza të krijon përfytyrimin e një njeriu kurajoz, shumë të shkathët, që i pëlqen bota e egër e Afrikës. Ajo i do kafshët, i kupton, i ka miqtë e saj dhe luan me to.
OSE
- Vajza të krijon përshtypjen e një njeriu të sigurt dhe të qetë. Duke qenë se e njeh mirë vendin, ajo di ta drejtojë rrëfimtarin përmes xhunglës dhe të jep siguri, pavarësisht moshës së vogël.
OSE
- Vajza të krijon përshtypjen e një njeriu që e njeh shumë mirë botën e kafshëve, zakonet e tyre, njeh gjuhën e tyre dhe kuptohet që e adhuron luanin.
OSE
- Veprimet e saj janë shumë të sakta, të vendosura, që tregojnë për një njeri që di gjithçka për xhunglën dhe për kafshët, që e njeh mirë botën dhe zakonet e tyre. Por ajo është dhe gazmore dhe di të argëtohet në këtë vend të egër.
OSE
- Për pamjen e vajzës në këtë pjesë nuk thuhet asgjë, vetëm se ka një të qeshur tingëlluese, është lozonjare dhe që i di t’ia përshtatë sjelljen e saj momentit: pra qesh, kur luan dhe argëtohet me luanin, por është serioze ose e prerë, kur situata mund të jetë e rrezikshme. Ajo di shumë, edhe pse është e vogël, dhe kuptohet që vendi ku ka jetuar ka qenë si shkollë për të.
Ilustrime:
- Patricia mbajti vesh gjatë;
- Përcaktoi drejtimin e erës;
- Isha plotësisht në dorën e një vogëlusheje;
- E qeshur e mrekullueshme fëmijërore;
- Patrician, që zbavitej duke luajtur me kthetrat e tij;
- Ndërkohë i thoshte me zë të ëmbël;
- Etj (Nxënësi mund të sjellë edhe ilustrime të tjera, që nuk përfshihen në skemë, por që duhet të jenë në përputhje me përgjigjen e dhënë.)
3 pikë Nëse jep një përgjigje të plotë për përfytyrimin që i krijohet, bashkë më dy detaje ose shprehje që mbështesin idenë e dhënë (1 pikë përshkrimi dhe 2 pikë dy detajet).
OSE
2 pikë Nëse jep një përgjigje të plotë për përfytyrimin që i krijohet, por gjen vetëm një detaj ose shprehje që mbështet idenë e dhënë.
OSE
1 pikë Nëse jep një përgjigje të plotë për përfytyrimin që i krijohet, por pa dhënë asnjë detaj ose shprehje që të mbështesë idenë e dhënë.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Nëse nxënësi jep vetëm një detaj ose shprehje, por pa asnjë shpjegim përkatës do të marrë 0 pikë. Ilustrimet duhet të jenë në funksion të përfytyrimit që nxënësi ka dhënë.
Pyetja 13 (a) 2 pikë
Model përgjigjeje
- Keqkuptimi qëndron në faktin se, njerëzit gjithmonë kanë menduar se nuk ka asnjë lidhje midis botës së kafshëve të egra dhe asaj të njeriut. Se midis tyre nuk mund të ketë afërsi, por vetëm armiqësi.
OSE
- Njerëzit, e trembur nga natyra e egër e kafshëve, si luani, janë përpjekur t’i shmangin, pa iu afruar, pa i kuptuar, pa u munduar të krijojnë ura lidhjeje, miqësie e mirëkuptimi.
Pse autori ndryshon mendim?
- Rrëfimtari ndryshon mendim për shkak të afërsisë që krijoi me luanin. Ky i fundit nuk është më ajo bisha e egër, që vetëm shfaq armiqësi, por shfaq edhe ndjenjën e miqësisë, bujarisë, dashamirësisë, që janë të njëjta edhe për njeriun.
1 pikë Nëse përcakton se cili është keqkuptimi
DHE
1 pikë Nëse shpjegon pse autori fillon të mendojë ndryshe.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Shënim:
Në rast se nxënësi jep një përgjigje të ngjashme me modelin e dhënë më sipër dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.
______________________________________________________________________________
Pyetja 13 (b) 1 pikë
Ide:
Që të miqësohesh me kafshët, duhet të njohësh botën e tyre.
- Njeriu ka ende shumë për të mësuar në lidhje me botën e kafshëve.
- Nuk ka kufij në atë që mund të arrijë njeriu.
- Edhe kafshët përjetojnë emocione dhe ndjesi si njerëzit.
- Në mbretërinë e egër mund të përjetosh emocione të pabesueshme.
- Edhe një i rritur mund të mësojë shumë nga ata që janë të vegjël.
- Bota e kafshëve është sa e egër aq edhe misterioze, tërheqëse, e jashtëzakonshme.
- Etj.
1 pikë Nëse formulon një ide, që i sugjeron kjo histori.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Në përgjigjen e dhënë, çdo nxënës e formulon idenë sipas mënyrës së vet. I takon komisionit të vlerësimit të vendosë nëse përgjigjja i përmbush si duhet kriteret e pyetjes ose jo.
__________________________________________________________________________________
Pyetja 13 (c) 2 pikë
Përgjigje e lirë
Përgjigje e plotë (2 pikë)
Mendoj se është e mundur. Kam parë shumë dokumentarë dhe kam lexuar histori të vërteta, ku njerëz të ndryshëm, madje dhe fëmijë, kanë mundur t’i zbusin kafshët e egra dhe më pas janë bërë miq me ta. Nëse di si të sillesh me një kafshë, ajo mund të bëhet miku yt më i mirë.
OSE
- Edhe pse kjo histori është një trillim artistik dhe autori ka shkruar dhe gjëra që janë pjesë e imagjinatës së tij, prapë se prapë ajo ka një bazë të vërtetë, pasi dihen plot raste kur luanët kanë krijuar miqësi me ata që i kanë rritur, madje edhe me fëmijë. Ndaj s’përbën asnjë çudi fakti i miqësisë midis vajzës dhe luanit. Nëse i njeh zakonet e kafshëve, tregon kujdes dhe i respekton, ato dinë ta tregojnë mirënjohjen e tyre.
OSE
- Nuk mendoj se histori të tilla mund të ndodhin realisht. Vërtet luanët, që janë rritur nga njerëzit, kanë krijuar më pas miqësi me ta, por më duket pak e tepruar që një vajzë kaq e vogël, të krijojë një miqësi të tillë. (Mendimi pranohet, pasi ka arsyetim brenda).
Përgjigje e pjesshme (1 pikë)
- Mund të ndodhë të krijojë një lidhje njeriu me luanin, pasi e kam parë në dokumentarë.
OSE
Nuk mendoj se mund të krijojnë miqësi apo lidhje, pasi luanët janë kafshë shumë të egra.
2 pikë Nëse jep një përgjigje të plotë dhe të mbështetur pse një lidhje e tillë mund të ndodhë ose jo.
OSE
1 pikë Nëse jep një përgjigje të pjesshme pse një lidhje e tillë mund të ndodhë ose jo.
0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.
Në përgjigjen e dhënë, çdo nxënës e formulon mendimin sipas mënyrës së vet. I takon komisionit të vlerësimit të vendosë nëse përgjigjja i përmbush si duhet kriteret e pyetjes ose jo.
___________________________________________________________________________________________
PJESA III
Pyetja 14 D 1 pikë
Pyetja 15 C 1 pikë
Pyetja 16 2 pikë
1 pikë Mbiemri: më e mrekullueshme
1 pikë Shkalla: krahasore
Pyetja 17 1 pikë
1 pikë Gjinia: mashkullore
Pyetja 18 2 pikë
1 pikë të qeshurat: emër
1 pikë njëra-tjetrën: përemër i pacaktuar (ose përemër)
Pyetja 19 1 pikë
1 pikë Kryefjala: një luan
Pyetja 20 2 pikë
1 pikë Kallëzuesi: mund të bisedojmë
1 pikë Lloji: kallëzues i përbërë foljor
Pyetja 21 2 pikë
kundrinorë:
1 pikë ballin Lloji: kundrinor i drejtë 1 pikë
1 pikë luanit (i) Lloji: kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë 1 pikë
Nxënësi mjafton të gjejë një kundrinor dhe llojin e tij. Ai do të marrë një pikë për kundrinorin e gjetur saktë dhe një pikë për përcaktimin e llojit të kundrinorit.
Pyetja 22 1 pikë
1 pikë Funksioni: rrethanor mënyre
Pyetja 23 C 1 pikë
Pyetja 24 D 1 pikë
Pyetja 24 (b) 1 pikë
1 pikë Lloji: përcaktore
Pyetja 25 6 pikë
Kriteret e vlerësimit
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
- shpjegon se si një libër, një këngë apo një film mund të ketë ndikim në jetën tonë;
- shprehet qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, ndikimet që ka pasur;
- përdor ilustrime ose referime mbështetëse;
- ka qartësi mendimi.
KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë
- respekton elementet e një eseje:
hyrjen
zhvillimin
përfundimin
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë
- krijon, përmes gjuhës që përdor, një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;
- ka fjalor të pasur;
- ka stil origjinal;
- përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
- strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;
- ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta;
- ka saktësi drejtshkrimore.






o zot zot zot ca qeverie arsim i korruptuar
pse i torturoni femijet . mendoni si per femijet tuaj .
na i jepni ato dreqqqqqqqq notat se na bete me frike .
ju lutem na jepni ndonje date te sakte se kur dalin rezultatet ose publikoni tabelen e pikeve se po behen tre jave qe presim dhe kjo nuk eshte e drejte .nese nuk dalin tani notat e gjuhes i bie qe notat e matematikes te dalin ne gusht . per mendimin tim kjo eshte nje lenie pas dore.behuni pak me te ndergjegjshem!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
na acarun nervat me keto provimet a mund te na thoni se kur mund ti marrim notat …….se per tabelen e dime qe se nxirrni :((((((((((((
kur do i nxirrni ato notat s na e nxit jeten.na doli shpirti ne internet.please heeeeeeeeelp us
ik mer…kto notat e provimeve kur do dalin se na jan bo si burri nons
vetem na thoni kur jepen notat dhe ku te shkolla ku bom provimin apo te shkolla qe kemi 9 vjet
kur do dalin notaaaaaaaaat
kur dalin notat e provimit te gjuhes te lutem na e thoni ………….:(
lur dalin notat
notat kur dalin se na fiksuat
Kur do dalin ato dreq notash se vdiqemmmm……sa eshte dferenca e 9-tes dhe e 10-tes????.ju lutem na tregoniiii
ca diference ka nenta me dhjeten heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeelp
Sa kot
sa eshte diferenca e pikeve o njerez????
sa eshte diferenca e nentes
Sa eshte diferenca e notes 10 ??? :(((
As tek MASH nuk e jep tabelen e pikeve ..
Fat tek provimi tjeter .. :L
eshre 6 pik mesatarja e notave……:)
me 40 pike merret 9
po tabel pikesh ka apo jo? e nxirrni se na vdiqet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ca mund te marresh me 40 pike
ku eshte ajo dreq tabele se na e shpifet pse smund ta shohim
me sa pike merret pesa se na vdiqet dhe kur kkorrigjohen provimet
a momo nxirreni ate dreq tabelesa sa pike eshte 5-sa
tabelen e notave ,pse nuk e nxirni??Apo nuk doni qe te shikojm ca kemi mar me te vertet ne provim??Aaaaaa ca shteti.
diferenca mduket se eshte 45-50 :D
notat dalin per 1jave
plzzzzzz tbela e pikeve se me duhet ?????????????
kur do dalin notat ??????????
po diferenca e 10 sa eshe???
asnjehere nuk i kane nxjerre tabelen e pikeve. mos shpresoni kot
pa tabele pikesh, kto ske c’i do faree, pffffffffff, sjane hic transparenteeeee :@:@:@
Tabela e pikve ???????? Pleaseeeeeee D:>
sa eshte diferenca ???
sa eshte diferenca ???
si eshte tabela e pikeve , sa eshte diferenca e dhjetes…???????
ju lutem si eshte tabela e pikeve??