Nishani: Ja si do ti kem raportet e mia me Berishën dhe Ramën si President

Presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, u shpreh se gëzon shëndet të plotë për të ushtriar detyrën dhe se i vetmi problem që ka është se nuk mund të vrapojë. Nishani ishte ftuar në emisionin ‘Opinion’ duke folur për detyrën e re, që do të nisë prej 24 Korrikut. “Ka qenë një defekt i enëve të gjakut, është kryer ndërhyrje në një nga klinikat më të mira evropiane dhe e vetmja mangësi që kam është që nuk mund të vrapoj”- u shpreh Presidenti i zgjedhur, i cili shtoi se ka ushtruar shumjë mirë detyrën e Ministrit të Brendshëm që është edhe intensive. Nishani ka përjashtuar mundësinë e një konflikti me Kryeministrin Sali Berisha dhe PD-në, ashtu sikundër ka ndodhur me Presidentët paraardhës. “Nuk besoj se mund të konfliktohem me këtë maxhorancë, por pa gjykuar Presidentin e mëparshëm. Nuk besoj se do të ketë situatë të tilla. Jam i qartë në detyrat e mia dhe në atë që dua të kontribuoj. Me të gjithë aktorët e tjerë në vend nuk besoj të ketë situatë konfliktuimi”, nënvizioi Nishani. Pyetjes nëse mund t’i thotë jo Berishës, Nishani iu përgjigj: “absolutisht po. Eksperienca më ka ndihmuar dhe besoj tek liria e individit. Unë besoj që dedikimi ndaj lirisë së individi dhe që ai të besojë tek ajo.”

Në nisje të bisedës së tij, ai ka deklaruar se është pushuar nga puna e nëndrejtorit të kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes në kohën e qeverisjes së Partisë Socialiste, sipas tij për shkak të kundërvënies në ngjarjet e shkurtit 1991 në Shkollën e Bashkuar

“Jam angazhuar që në vitet e para me Partinë Demokratike dhe jam rikthyer në ‘98 sepse në ‘ 97 jam larguar nga puna pa asnjë arsye. Isha nëndrejtor i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Nishani.

Ndërkohë, Presidenti i sapozgjedhur, tha se do të jetë i hapur dhe do bashkëpunues me opozitën. “Opozita ka detyra të mëdha për këtë vend. Unë do të jem i hapur për të bashkëpunuar me të në të mirë të reformave. Kam qenë i hapur si ministër për opozitën, ndërsa tashmë edhe presidenca do të jetë e hapur për opozitën”, tha Nishani.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka komunikim me presidentin Topi, Nishani tha se nuk kam marrë asnjë urim nga Topi dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të. “Kam pasur mesazhe dhe telefonata nga shumë drejtues të opozitës, ndërsa nuk kam patur asnjë mesazh nga Rama”, vijoi më tej Nishani.

Duke i konsideruar të shumta sfidat e presidentit të Republikës, ai ka cilësuar si më prioritare drejtësinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. “Sfidat që ka presidenti janë të përcaktuara qartazi n kushtetute, ju përmendet drejtësinë dhe diplomacinë. Pra unë do të angazhohem në në të këto dy drejtime” theksoi Nishani. Ai ka premtuar reformimin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë. “Ndaj kryeprokurores Ina Rama, nuk mund të shprehem pa marrë detyrën dhe kur ajo është në detyrë. Do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes Prokurores, Parlamentit dhe Presidentit”, tha Nishani, ndërsa shtoi se nuk ka patur asnjë bisedë përpara zgjedhjes së tij që përfshinte postin e Prokurores së Përgjithshme apo emra të tjerë. “Besoj se kjo është një nga sfidat për të qënë i pavarur dhe transparent me opozitën. Eshte ajo çka unë besoj plotësisht. Në radhë të parë për shkak të kompetencave që ka presidenti dhe që i ushtron ato orientohet të jetë jashtë palëve. Dëgjohet jashtë paleve. Unë nuk e shoh veten mbi palët, por shoh që presidenti duhet të jetë jashtë palëve dhe të mos ndikojë në lojën e tyre për të mos favorizuar njërën palë apo palën tjetër. Kjo është linja që unë mendoj të punoj”, theksoi ai.

Persa u perket emerimeve ne gjyqësor, Nishani u shpreh se angazhimi dhe roli i presidentit në raport me drejtësinë është i rëndësishëm. “Do të bashkëpunoj me gjyqtarët për të patur një garë transparante me gjyqtarët. Nuk kemi pse zbulojme zgjidhje të reja. Ka shembuj. Duhet një trupë e fortë në Gjykatën e Lartë dhe Kushtestuese. Do të ketë sistem vlerësimi dhe konsultime mbi bazën e kritereve të shpallura ndërsa do të kete bashkëpunim mes presidentit dhe parlamentit” shtoi gjtihashtu presidenti i zgjedhur, ndërsa theksoi se s’mund të konfliktohet me këtë maxhorancë por pa gjykuar presidentin e mëparshëm”, tha Nishani.

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC