Nadalit i vjedhin orën 300 mijë euro
Një orë me vlerë prej 300.000 eurosh është zhdukur nga dhoma e hotelit në Paris, ku po qëndronte tenisti spanjoll, Rafael Nadal, një ditë pasi ai u shpall kampion i shtatëfishtë i Roland Garros. Orën e markës luksoze ‘Richard Mille’, Nadal e kishte mbajtur pas triumfit ndaj Novak Djokovic të hënën, mirëpo kur është zgjuar të martën ora e tij nuk ishte – thuhet në deklaratën që i është dhënë policisë.
Polica në Paris ka nisur një hetim, ndërsa sipas njoftimeve të para, nuk ka shenja të hyrjes me dhunë në dhomën e tenistit.





