Kinë, zbulohen mbi 100 statuja luftëtarësh prej terrakote

Arkeologët kinezë kanë zbuluar më shumë se 100 statuja luftëtarësh prej terrakote sa një bojë njeriu, të cilët shekuj më parë u varrosën për të “mbrojtur” varrin e Perandorit të parë të Kinës së bashkuar, Qi Shi Huang.

Arkeologët gjetën në vendin e gërmimeve, në qytetin Xi’an të provincës Shaanxi, 12 kuaj prej argjile dhe mburojën e pikturuar të një qerreje, të pagjetur kurrë ndonjëherë më parë nga shkencëtarët. Sipas fjalëve të ekspertëve kinezë, është tejet i habitshëm fakti që statujat janë ruajtur në një gjendje të tillë kaq të mirë.

Luftëtarët kinezë prej terrakote me përmasa sa një bojë njeriu u zbuluan për herë të parë në vitin 1974 prej disa fshatarëve, gjatë gërmimit të një pusi.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC