Ish spiunia ruse në pasarelë

Anna Chapman, ish-spiune e Shërbimeve Sekrete Ruse (FSB, ish-KGB) tashmë duket se ka përqafuar botën e modës. Anna, që është deportuar nga Amerika në Rusi në 2010, tashmë është duke korrur sukses në pasarelat e modës, pas disa angazhimeve politike dhe pas disa pozave erotike në disa revista për meshkuj. Stilistët Hikmet Eraslan dhe Dosso Dossi vendosën ta bënin pjesë të paradës së tyre në Antalia, Turqi, ku Chapman u shoqërua në pasarelë nga dy meshkuj të veshur si agjentë sekrete. Ndërsa të gjitha paratë që grumbulloi nga pjesëmarrja në këtë eveniment, do t’i dhurojë për fëmijët e varfër të qytetit të Volgogradit.

Ish spiunia 30 vjeçarja, e zbuluar nga CIA pas tentivave të saj për të infiltruar në rangjet e larta të funksionarëve amerikanë, së bashku me nëntë studentë bashkëkombas, u kthye në Rusi në 2010-n ne një operacion këmbimi me katër agjentë amerikanë të kapur në vend.






