Gjasat janë më të mëdha, vdekje në ditën e ditëlindjes

Një hulumtim 40 vjeçar ka treguar se njerëzit kanë gjasa më të mëdha që të vdesin në ditën e festimit të ditëlindjes së tyre, sesa në ndonjë datë tjetër. Shkencëtarët kanë ndjekur miliona njerëz dhe kanë zbuluar se numri më i madh i infarkteve në zemër, goditjes në tru, rrëzimeve dhe vetëvrasjeve ndodh pikërisht në ditëlindjen e njerëzve.

Mesatarisht, njerëzit me moshë mbi 60 vjeçare kanë 14 për qind gjasa që të vdesin në ditëlindjen e tyre. Numri i infarkteve në datën kur duhej ta festonin përvjetorin e lindjes është për 18.6 për qind më i lartë, ndërsa numri i goditjeve në tru në po atë datë ishte 21.5 për qind.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se për ditëlindje numri i vetëvrasjeve rritet në 34.9 për qind të rasteve. Aksidentet në ditën e festimit të ditëlindjes ndodhin për 28.5 për qind më shumë, ndërsa numri rasteve të vdekjes nga rrëzimit për ditëlindje rritet për 44 për qind.

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC