Futbolli motor ekonomik?

Porosi miliardash për ndërtimin e rrugëve, stacioneve të trenave dhe stadiumeve. Përveç kësaj vizitorë nga e gjithë bota. Kampionati Evropian i Futbollit në Poloni dhe Ukrainë duket se është një biznes fitimprurës.

Si thoshte trajneri i futbollit Otto Rehhagel? “Më e rëndësishmja ndodh në shesh. Gjithë të tjerat janë dëngla.” Kjo shprehje e vjetër nga bota e futbollit nuk vlen vetëm për ekonominë. Për ekonominë nuk ka shumë rëndësi çfarë ndodh në fushë. Ekonomisti i sportit Markus Kurscheidt nga Universiteti i Bayreuth-it kërkon prej vitesh të gjejë lidhjen midis futbollit dhe zhvillimit ekonomik: “Nuk ekziston asnjë studim ekonomik që të vërtetojë ndikimin substancial për të gjithë ekonominë.” Ka patur ndikime të futbollit mbi koniunkturën, por ato nuk janë aq të mëdha sa dëshirohet.

Madje edhe në Kampionatin Botëror të Futbollit 2006, kur arkat e lokaleve të tregtarëve me pakicë dhe firmave të transportit u mbushën plot, prodhimi i përgjithshëm bruto në vend u rrit me vetëm 0,13 përqind. Sepse atë që Gjermania e investoi tek flamujtë, birrat dhe biletat e kurseu në një sektor tjetër. Pra përralla ishte verore. Paratë fitohen ne vende të tjera, thotë Kurscheidt: “Janë vizitorët e huaj ata, që sipas mendimit të ekonomëve sjellin para të freskët në vend. Ky është efekti kryesor i aktiviteteve sportive.”

Imazhi është vendimtar

Investimet në infrastrukturë kanë pak efekt në ekonomi. Rrugët e reja, stadiumet dhe autobusët, të gjitha janë investime që duhet të ndodhin dikur. Këto shpenzime vetëm bëhen më parë dhe kështu që mungojnë vitin e mëpasëm. Megjithatë investime të tilla ia vlejnë, thotë Jörn Quitzau nga Banka Berenberg në Hamburg: “Këto kosto ia vlejnë, sepse ajo që ndërtohet mund të përdoret edhe në të ardhmen. Nëse bëhet renovimi i aeroporteve, stacioneve të trenave dhe autostradave atëherë prej tyre përfiton për kohë të gjatë ekonomia.”

Quitzau merret me çështjen si ndikojnë kampionatet e mëdha të futbollit mbi ekonominë popullore. Jo vetëm rritja e konsumit por edhe ndërtimi i infrastrukturës janë me prioritet, por edhe diçka tjetër, shton Quitzau: “Sipas mendimit tim përfitimi i ekonomisë nga ngjarje të tilla është se vendi mikpritës i prezantohet një publiku të gjerë botëror, duke bërë reklamë për vendin. Kjo mund të ketë ndikim pozitiv në rritjen e besimit tek vendi.” Kusht është sigurisht që ndeshjet të organizohen mirë. Kështu do të mund t`ia vlente për Poloninë dhe Ukrainën organizimi i Kampionatit Evropian. Sepse tifozët e futbollit mund të vijnë sërish në vendin mikpritës si turistë ose si investorë.

Për më tepër edhe bursa reagon gjatë kampionateve të fubtollit. Kur një ekip fluturon nga kampionati atëherë ulen aksionet e vendit përkatës. Sepse humori në vend ka rënë, edhe për tregtarët e aksioneve. Interesante është se kursi nuk rritet kur ekipi fiton. Tregtarët e interpretojnë këtë si një hap të vogël në drejtim të marrjes së kupës. Kur fitohet kupa, atëherë rritet kënaqësia dhe kurset e bursës, thonë studiuesit. (DW)

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC