Presidenti, Rama: Shqipëria u gdhi me një noter partiak, integrimi u godit rëndë

Kryetari i PS, Edi Rama

“Sot Shqipëria u gdhi me një noter partiak në rolin e Presidentit, duke i dhënë familjes europiane mesazhin më të gabuar para provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel”. Me këto fjalë iu drejtua kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, Konventës Zgjedhore të FRESSH, duke komentuar zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, Bujar Nishani.

“Ne bëmë gjithçka mundëm me javë të tëra që t’i jepnim vendin një shtytje të fortë në rrugën ende të përpjetë të bashkimit me Evropën, u investuam deri në fund me gjithë zemër për një konsensus politik që do t’i jepte vendit, jo thjesht një president të palëve, por shans real për statusin e BE në vigjiljen e 100 vjetorit të pavarësisë. Sot vendi u gdhi me një noter partiak në rolin e presidentit duke i dhënë BE mesazhin më të gabuar para provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel, dje u humb një mundësi e madhe. Politika e verbër e dasisë dhe kacafytjeve u imponua mbi politikën e dialogut të cështjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Rama.

Rama tha se çështja  e madhe e Shqipërisë ajo e bashkimit me Europën, mori dje një goditje të rëndë. “Europa sot është më larg se dje, Shqipëria sot është më larg se dje nga familja europiane, ndërsa ne vetë socialistët jemi ende më të vetëdijshëm sot, për domosdoshmërinë e ndryshimit që duhet të sjellim medoemos në politikën shqiptare dhe qeverisjen e vendit, për ta rilindur Shqipërinë. Detyra jonë sot është t’u tregojmë njerëzve rrugën e re të ndryshimit të gjërave që shkojnë keq, t’u flasim se si do ta rilindim ekonominë dhe si do ta bashkojmë Shqipërinë me gjithë Europën, t’u ofrojmë njerëzve një alternativë të qartë për problemet që mundojnë sot vendin”, tha Rama.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC