Moratoriumi i skafeve, Ligjet rrëzojnë nismën e PS

Komisioni parlamentar i Ligjeve rrëzoi nismën e opozitës për heqjen e moratoriumit të skafeve. Deputetët e mazhorancës votuan kundër nismës së Partisë Socialiste për heqjen e moratoriumit, ndërkohë që nuk kanë munguar debatet mes palëve.
Deputeti i PD-së Tritan Shehu është shprehur se moratoriumi i skafeve është një masë ndaluese për trafiqet përmes detit. Sipas tij, moratorium i dha fund damkave që krijonte Shqipëria në sy të ndërkombëtarëve. Ndërkohë deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri, deklaroi se nëse sot ka trafik të lëndëve narkotike, për këtë përgjegjësi mban shumica që nuk merr masat e duhura. “Nisma e grupit të PS-së kundërshtohet në mënyrë të pabazë. Trafiqet bëhen edhe në rrugë të tjera, bllokoni edhe rrugët si keni bllokuar detin”, tha Tahiri.
Në propozimin e bërë nga Partia Socialiste kërkohej që të hiqej bllokimi i mjeteve lundruese në Shqipëri, duke e cilësuar si një masë të tepërt dhe dëmtuese ndaj bizneseve. Sipas relacionit të projektit të opozites, ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë. Moratoriumi është vendosur prej gjashtë vitesh nga mazhoranca aktuale dhe ka pasur si qëllim bllokimin e trafiqeve që bëheshin me skafe drejt Italisë dhe Greqisë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC