Marrëveshje për Poliklinikat, Vasili-Gaiani: Shërbim më i mië për pacientët

Ministria e Shëndetësisë dhe Rajoni i Molisës  firmosën  marrëveshjen e  bashkëpunimit , për pajisjen me aparatura të dy poliklinikave të Tiranës dhe tri poliklinikave në rrethe ( Korcë, Gjirokastër dhe Peshkopi). Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë,  Petrit Vasili dhe Ambasadori Italian në Tiranë, Massimo Gaiani, të cilët thesksuan se kjo do të sjellë shërbim më efikas për pacientët.

“Sot marrim një mesazh të rëndësishëm në lidhje me atë,  që ka të bëjë me realizimin e këtij projekti. Do të doja të theksoja në këtë kontekst ndihmën e rëndësishme, që Qeveria Italiane i ka dhënë popullit shqiptar. Kanë qënë projekte kapilarë drejtuar shërbimit spitalor dhe atij privat. Projekteve me tematika të rëndësishme sic është shëndeti mendor, tematika që kanë të bëjnë me parandalimin e sëmundjeve.   Mund të thuhet në mënyrë të padiskutueshme që Italia është një nga partnerët strategjikë”, tha Vasili gjatë fjalës së tij .

Ndërsa ambasadori Italian në Tiranë, Gaiani  ka shtuar se pajisja e poliklinikave me aparaturat e nevojshme është e mundur falë një kredie ndihme të dhënë nga qeveria italiane prej 5 milion e 80 mije euro.  Kooperacioni Italian është i pranishëm në  Shqipëri nga fillimi i viteve 90. Ndërsa nga projektet e emergjences ka kaluar  në veprime me të ristrukturuara sikundër përmendim dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje për pajisjen e plotë të poliambulacave të  katër qyteteve.

Eshtë një marrëveshje për të cuar përpara një nga projektet më të rëndësishme që kemi me Qeverinë Italiane, të konsideruar si Projekti i Poliklinikave. Ky projekt ka përfunduar fazën e parë të tij në dy poliklinikat shumë të rëndësishme të Tiranës dhe poliklinikën e Korcës, që përballojnë ngarkesë të madhe pune. Lidhet drejtpërdrejt me mijëra qytetarë, që përfitojnë shërbimet e tyre. Falë kësaj marrëveshje përfundojmë dhe realizimin e fazës së dytë, pajisjes  me teknologjitë e domosdoshme, duke i zhndërruar në qendra të vërteta të ndihmes ambulatore të specializuar, për të cilat qytetarët  kanë një nevojë të jashtëzakonëshme. Projektet vazhdojnë dhe për dy poliklinika të tjera, që janë në një fazë tjetër të rikostruksionit të tyre, poliklinikat e Gjirokastrës dhe të Peshkopisë”.

Ambasadori Gaiani ka falenderuar  ministrin Vasili duke theksuar  mbështetjen  jo vetëm të Qeverisë Shqiptare, por  gjithë strukturës së Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën ka gjetur gjithmonë interlokutorë shumë të kujdesshëm.

“Me anë të këtij tenderimi do të bëhet e mundur pajisja e poliklinikave me aparaturat e nevojëshme. Kjo falë një kredie ndihme të dhënë nga qeveria italiane prej 5 milion e 80 mije euro.  Cooperazioni Italian është i pranishëm në  Shqipëri nga fillimi i viteve 90. Dhe nga projektet e emergjences ka kaluar  në veprime me të ristrukturuara sikundër përmendim dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje për pajisjen e plotë të poliambulacave të qyteteve që përmendëm më lart.  Këto poliambulanca janë teper të rëndësishme për të ofruar shërbimin e dorës së parë për shtetasit. Koperacioni Italian do të vazhdojë të jetë  present në këtë fushë dhe në vitet në vazhdim. Dhe për ketë synojmë të jemi të pranishëm përmes një mjeti të ri që është Konvertimi i Borxhit. Falë kësaj risie konvertimit të borxhit bëhet fjalë për një formulë të re e cila përqëndrohet në faktin që borxhin që ka kontraktuar qeveria italiane me atë shqiptare vite të shkuara , pram und të përdoret nga qeveria shqiptare në formën e fondeve të vogla, pra projekte këto të bashkërenduara me Cooperacionin Italian.  Falë kësaj formule të re do të bëhej i mundur financimi i projekteve në fushën sociale dhe shëndetësore që kap shifrën e 20 milionë euro”, tha Gaiani.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC