Elisa Spiropali fiton garën për kreun e FRESSH. I delegohen votat e rivalëve

Elisa Spiropali është shpallur fituese për postin e Krytarit të FRESSH, pas delegimit të votave nga rivalët e saj në këtë garë. Spiropali kishte dalë në balotazh me Joleza Koka, por secili prej 6 kandidatëve në cilësinë e super delegatit në fund ka vendosur se kujt tja delegoj votat e tij. Në këtë mënyrë, të pestë kandidatët kanë preferuar që të respektojnë votat e tyre më të votuarës Elisa Spiropalit, e cila u zgjodh dhe kryetarja e re e Forumit Rinor Eurosocialist.
Ashtu siç Albpress.org kishte paralajmëruar qysh prej fillimit të garës, Spiropali ishte ndër kandidatet më të favorizuara në këtë garë. Në një mesazh përshëndetës , kryetari i PS-së, Edi Rama, u shpreh se vijuam me një histori të re suksesi përmes një risie politike, e cila përbën një nocavizon jo vetëm në jetën politike të familjes sonë socialiste dhe progresiste, por edhe në jetën publike shqiptare. “Për këtë unë dua ti përgëzoj nga zemra që të gjashtë këta lider të rinj të cilët janë fytyra, mendja dhe zemra e një gjenerate të re socialistësh dhe progresisstësh të riorganizuar përmes një procesi të mundimshëm por plotë energji të Re: Fressh- it. Për më tepër do doja tja lija fjalën me radhë të gjithë kandidatëve. Pasi siç e dini formula e zgjedhur e këtyre primareve, që janë një risi absolute në Shqipëri, bazohet tek sistemi amerikan dhe secili nga kandidatët është një super delegat që përfaqëson delegatët që e kanë votuar, në rast se asnjë prej kandidatëve nuk merr 50+ 1 % të votave dhe kështu secili nga kandidatët si super delegat duhet të shprehet se për kë shkojnë votat e delegatëve të vet, për të pasur në fund kryetarin apo kryetaren e FRESSH-it”, tha Rama.
Ndërsa, Kryetarja e sapozgjedhur e FRESSH-it, Elisa Spiropali, u shpreh kjo garë ka qenë fantastike. “Ka qenë sigurisht një eksperiencë e madhe për të gjithë ne dhe unë jam sigurisht e lumtur që kam dalë e para në këtë votim, por sigurisht jam e lumtur që kam mbështetjen e të pestë kandidatëve të tjerë, që e them me plotë gojën, kanë qenë kandidat shumë të denjë dhe kanë fituar shumë zemra nëpër Shqipëri”, tha ajo, duke bërë prezent edhe grupin drejtues të forumit të të rinjve socialistë
Elisa Spiropali: Kryetare e FRESSH.
Joleza Koka: Nënkryetare për universitetet.
Maria Myridinas: Nënkryetare për shkollat e mesme.
Erlis Hoxha: Nënkryetar për marrëdhëniet me jashtë dhe emigracionin.
Juxhin Çela: Nënkryetar për zonat rurale.
Artur Micko: Nënkryetar për profesionistët e rinj.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC