Cameron harron vajzën në pub

Cameron harron vajzen ne pub

Kryeministri britanik, David Cameron, ka harruar gabimisht vajzën 8 vjeçare në pub, dhe këtë e ka kuptuar vetëm pasi kishte vajtur në shtëpi. Cameron kishte dalë ditën e dielë për një drekë si dhe për t’u argëtuar me miq të familjes në një pub dhe e kishte kuptuar se nuk e kishte vajzën me vete vetëm pasi është kthyer në shtëpi, shkruan Daily Mail.

Cameron, i cili kishte dalë bashkë me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten për t’u argëtuar gjë që e bën shumë shpesh, e harroi vajzën e tij në pub-in ku ata më parë kishin qëndruar për rreth 15 minuta. Vogëlushja duket se kishte shkuar në tualet në momentin që ata po ngriheshin për t’u larguar nga pub-i dhe mungesa e saj nuk është vënë re për momentin. Kur janë larguar, dy bashkëshortët Cameron kanë udhëtuar të ndarë në dy makina dhe kjo ka bërë që secili prej tyre të mendonte se vajza ishte me prindin tjetër.

Një burim pranë kryeministrit britanik pohon se Cameron u tmerrua kur kuptoi mungesën e vajzës dhe menjëherë u nis drejt pub-it, ku fatmirësisht e gjeti vogëlushen e tij të sigurt në duart e stafit të tij. Kjo ngjarje, sado aksidentale, ka marrë kritika të shumta nga mediat, të cilat e quajnë absurde se si kryeministri i Britanisë mund të harrojë një gjë kaq të rëndësishme, si fëmija i tij.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC