Një bin Laden i ri

Aktori britanik Ricky Sekhon dhe Ossama bin Laden

Aktori britanik Ricky Sekhon është i përzgjedhuri i regjizores fitues të çmimeve “Oscar”, Kathryn Bigeloë për rolin e Osama bin Laden në një film që do të tregojë se si ai u vendos në shenjestër dhe u eliminua nga CIA. Emri i aktoit britanik u bë publik të premten.

Cilësia më e mirë e Sekhon duket se është vetë pamja e tij fizike, me një portret të ngjashëm me atë të themeluesit dhe udhëheqësit historik të organizatës terroriste të Al-Kaedës.

Filmi në fjalë përfshin në grupin e tij edhe Jessica Chastain, Joel Edgerton, Mark Strong dhe Jason Clarke, të cilët do të luajnë rolin e agjentëve specialë, që realizuan operacionin e eliminimit të Bin Laden, në vendbanimin e tij të fshehtë, në Abodabat, Pakistan. Disa pjesë të filmit janë xhiruar tashmë dhe pas tre javësh pune intensive janë filmuar të gjitha pjesët e Bin Ladenit dhe Sekhon është rikthyer të merret me punë të tjera. Filmi në fjalë, i cili do të dalë në kinema më vonë gjatë vitit, është xhiruar pjeserisht në Jordani dhe pjesërisht në Britaninë e Madhe.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC