Euro 2012, policia polake nis arrestimet e hiliganëve

Të paktën 14 tifozë të përfshirë në përleshje në prag të ndeshjes Irlandë-Kroaci janë arrestuar nga policia polake në qytetin Poznan.

Tifozët ultras të dy ekipeve janë përfshirë në një incident të dhunshëm në sheshin kryesor të qytetit, ku nuk kanë munguar as sendet e forta.  Ky është incidenti i dytë gjatë tre ditëve të zhvillimit të Euro 2012.

Një ditë më parë tifozët rusë sulmuan rojet e sigurisë jashtë stadiumit gjatë ndeshjes Rusi-Republika Çeke.

Policia polake ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj tifozëve ultras apo huliganëve përgjatë ndeshjeve të Euro 2012.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC