E mahnitshme edhe në të bardha

Ajo është e njohur për preferencën e saj për ngjyrat e errëta në veshjet që zgjedh, në tapetin e kuq dhe ngjarjet e mëdha, por Jennifer Aniston di të shkëlqejë dhe në të bardha.  Gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve “AFI” për karrierën, protagonistja e serialit “Friends” përzgjodhi një fustan të bardhë dhe rezultatet ishin të shkëlqyera dhe qartësisht të dukshme. Aktorja 43 vjeçare u duk me të vërtetë në një formë të shkëlqyer dhe tejet e pashme, me modën e saj të re.

Gjatë mbrëmjes, gjithashtu Aniston u duk se shijoi biseda të gjata me dy ikona të ekranit hollivudian, me Meryl Streep dhe Melanie Griffith. Ishte aktorja Shirley MacLeine ajo që në fund u vlerësua me çmimin kryesor, ndërsa midis të pranishmëve spikatën edhe emra të tjera aktorësh të mëdhenj, midis të cilëve Morgan Freeman apo John Travolta.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC