Euro 2012, starton mbrëmjen e sotme në Varshavë

Euro 2012 nis sot me një hapje spektakolare në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, ndërsa takimi i parë do të jetë Poloni-Greqi në orën 18:00. Kompeticioni më i rëndësishëm europian do të zgjasë deri më 1 Korrik, ndërsa 16 skuadra do të diskutojnë mes tyre fitimin e trofeut.

Në grupin A, Polonia luan kundër Greqisë ndërsa Rusia përballet me Çekinë. Padyshim që grupi B mbetet grupi i hekurt i këtij Europiani. Gjermania pretendente do të ketë rivalitetin e Portugalisë, Holandës e Danimarkës, ku secila pretendon kualifikimin. Gjermanët shihen më favoritë në grup, por me kundërshtarë të tillë është vështirë të bëhen parashikime.
Një grup shumë i fortë është dhe C-ja, ku që në përballjen e parë do të kemi përballjen midis kampionëve në fuqi Spanjës dhe Italisë, që shihen favorite krahasuar me Kroacinë dhe Irlandën që kanë në grup. Në grupin D është një tjetër superpërballje midis rivaleve të vjetra e historike në të gjitha aspektet, Francës e Anglisë, teksa vendasit, Ukraina, do të luajë në sfidën hapëse ndaj Suedisë. Gjermania, Spanja, Holanda, Anglia shihen si pretendentet kryesore për të fituar trofeun.

Grupi A
08 qershor 2012
Poloni-Greqi 18:00
Rusi-Çeki 20:45

Grupi B
09 qershor 2012
Holandë-Danimarkë 18:00
Gjermani-Portugali 20:45

Grupi C
10 qershor 2012
Spanjë-Itali 18:00
Irlandë-Kroaci 20:45

Grupi D
11 qershor 2012
Francë-Angli 18:00
Ukrainë-Suedi 20:45

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC