Shtëpia vetëm 2 metra e gjerë, që kushton 340 mijë euro

Është vetëm 2 metra e gjerë, por nuk ka asgjë të vogël lidhur me çmimin e kërkuar për këtë shtëpi të ngushtë të ndërtesës viktoriane pranë Parkut Olimpik të Londrës.Pronë kurioze, jo më e gjerë se dera e saj, është në treg për më shumë se 340 mijë euro, trefishi i vlerës me të cilën është blerë në shkurt vitin e kaluar.

Agjentët e pasurive të paluajtshme e përshkruajnë pronën e rinovuar me dy dhoma gjumi në Homerton Hight Street, Hackney, si një ‘blerje ideale për herë të parë apo si një investim të leverditshëm me qira”.  Çmimi i kërkuar, sipas agjentëve, reflekton tregun e gjallërur të pronës në zonën lindore të Londrës. Në detajet e tyre për pronën, ata përmendin detaje të fasadës, por jo përmasat e saj modeste. Shtëpia ka sallë sallë pritjeje, dhoma gjumi, banjo dhe kuzhinë, ndërsa shtrihet në një gjatësi prej 6 metrash. Ajo është e pajisur me shkallë të brendshme.

Megjithatë, ajo nuk është prona më e ngushtë në Britani. Në vitin 2010, Daily Mail raportoi mbi një shtëpi në zonën e Brighton Hollingdean që ishte vetëm 2.8 metra e gjerë dhe 6.4 metra e gjatë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC