Organizimi, FRD mbledh komisionet nismëtare sipas qarqeve

Selia e partise Fryma e Re Demokratike

Fryma e Re Demokratike ka mbledhur për herë të parë përfaqësuesit e komisioneve nismëtare të qarqeve në të gjithë vendin, në kuadrin e organizimit të strukturave. Në selinë e FRD-së ishin të pranishëm përfaqësues të qarqeve Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan, Vlorë, Kukës, Korçë, Durrës, Dibër, Gjirokastër, Lezhë dhe Berat. Takimi ishte në vijim të punës për ngritjen e struktuarave të FRD-së në nivel qarku, bashkie e komune bazuar në statutin e FRD-së të miratuar nga grupi nismëtar. Msohet se këto struktura do të shtrihen në nivel dege, nëndege dhe seksioni për çdo qendër votimi. Takimi pati një frymë bashkëbisedimi me qëllim përfaqësimin dinjitoz të FRD-së në të gjitha nivelet duke siguruar pjesëmarrjen e të gjitha grupeve shoqërore. “FRD në një peridhe 1 mujore, ka arritur mbi 12.000 anëtarësime të shtrira në të gjithë territorin e vendit, tregues ky i mbështetjes dhe përkrahjes që po gjen FRD, si parti e të gjithë shqiptarëve”, thuhet në një njoftim të kësaj partie.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC