Matura Shtetërore 2012, nesër provimi i Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Masat dhe procedurat

Ditën e nesërme maturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore 2012, atë të Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Në provimin e parë të detyruar të maturës do të marrin pjesë rreth 43 600 maturantë nga të gjitha shkollat e mesme të vendit. Nderkohe Ministria e Arsimit dhe Shkences ka marre te gjitha masat per zhvillimin e ketij provimi. Provimet e Maturës Shtetërore mbahen vetëm në institucionet e arsimit publik. Provimi nis në orën 10.00 dhe zgjat për një periudhë kohore prej 2 orë e 30 minuta. Ministria e Arsimit ka percaktuar gjithashtu dhe rregulla strikte mbi transportimin e nxenesve ne vendet e mbajtjes se provimit.

Nderkaq, teza e provimit edhe për këtë vit do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive për dy fragmentet e shkëputura nga veprat e autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Testi do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë.

Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë, ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese. Për të marrë vlerësimin maksimal, maturanti duhet të mbledhë 50 pikë. Ekspertët e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve (AVA) gjatë vlerësimit të testeve në vitet e shkuara kanë përcaktuar edhe gabimet më të shpeshta që penalizojnë maturantët. Këto të fundit kanë të bëjnë me mosleximin e plotë të veprës letrare, çka bën që përgjigjet të mos jenë në nivelin e duhur. Një tjetër problematikë e konstatuar është edhe puna me një fragment që shihet dhe si objekt. Kështu, fragmenti i zgjedhur për test është një pjesë e shkëputur nga trupi i veprës së plotë. Nxënësit duhet të kenë kujdes që të mos dalin nga natyra e përgjigjes së kërkuar, pasi humbasin pikë.

Pas mbajtjes së provimit të Gjuhë Shqipe-Letërsi në 2 qershor, do të jetë ai për Matematikë data 16 qershor dhe për Lëndët me Zgjedhje, data 30 qershor. Provimet e detyruara nisin në orën 10.00 dhe zgjasin për një periudhë kohore prej 2 orë e 30 minuta dhe ato me zgjedhje nisin në orën 11.00 dhe për 3 orë .Ndërkohë, maturantët mbetës kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC