Klose: Euro 2012, dua titullin e parë

Miroslav Klose, sulmuesi i kombëtares gjermane, dëshiron të fitojë titullin e tij të parë me panzerat. “Jam në garën e gjashtë ndërkombëtare, dhe dy herë kam dalë i dyti dhe i treti. Nuk dua përsëritje. Dua të fitoj një titull me këtë ekip, dhe besoj se mund tija dalim”, shprehet Klose.

Për Klosen, humbja e Bayern Munich në finalen e 19 majit kundër Chelsea për Champions League nuk do të ndikojë në rezultatet e kombëtares gjermane përgjatë Euro 2012. “I njoh futbollistët e Bayernit dhe jam i sigurt se ata nuk kanë problem psikologjik. Ne të gjithë shpresuan që Bayerni të fitonte Ligën e Kampionëve por fatkeqësisht doli ndryshe. Tani shpresojmë që ata djelmosha do të jenë edhe më ambicioz për të fituar titullin evropian”, deklaroi Klose për Bild.

Kombëtarja e Gjermanisë gjendet në Grupin B së bashku me Danimarkën, Holandën dhe Portugalinë, ndërsa Klose ka luajtur me panzerat prej 2001 duke shënuar 63 gola në 117 ndeshje.

pixelstats trackingpixel

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC