Provimi i Shtetit, nis puna për pyetjet për mësuesit e rinj

Nis puna për fondin e pyetjeve për Provimin e Shtetit për mësuesit e rinj. Me urdhër të ministrit të Arsimit janë ngritur grupet e punës për të hartuar pyetjet, të cilit do t’i nënshtrohen mësuesit e rinj, që janë duke zhvilluar praktikën profesionale nëpër shkolla. Provimi i Shtetit për mësuesit e rinj do të zhvillohet në tetor të këtij viti. Ndërsa, janë angazhuar rreth 50 pedagogë të shkollave të larta që do të hartojnë Fondin e Pyetjeve për rreth 15 lëndë. Për çdo lëndë parashikohet  të hartohen rerth 2000 deri në 3000 pyetje. Veçoria e këtij provimi është se për çdo mësues pavarësisht nga lënda  një pjesë e tezës do të jetë drejtshkrimi dhe përgatitja didaktiko-pedagogjike. Pjesa tjetër do të jetë nga lënda ose lëndët ku kandidatët japin mësim, e ndarë kjo në 40 përqind me 60 përqind.

Provimi do të organizohet ashtu si dhe provimet e tjera të shtetit për profesionet e rregulluara në mënyrë dixhitale. Në provim do të marrin pjesë vetëm kandidatët  që janë vlerësuar pozitivisht në praktikën profesionale nga komisionet e shkollave dhe drejtorive arsimore rajonale. Vetëm mësuesit që kalojnë me sukses Provimin e Shtetti do të kenë të drejtë të aplikojnë për vendet e lira të punës në shkollat e rretheve të ndryshme të vendit. Ky është një standard i ri që synon rritjen e cilësisë së përgatitjes së mësuesve të rinj.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC