Provimi i Shtetit, rezultatet për farmacistët. Jaupllari: Kalueshmeria 50 %
Përfundoi sezoni i dytë i Provimit të Shtetit për kandidatët farmacistë, qe u zhvillua sipas teknologjisë dixhitale me qëllim shmangien e abuzivitetit. Banga e pyetjeve të provimit të shtetit nuk pësoi ndryshim nga sezoni i mëparshëm duke ngelur në nivelin e 2843 pyetjeve.
Për provim u regjistruan 303 kandidatë që kishin përfunduar praktikën profesionale. Në provim morën pjesë 272 kandidatë dhe nuk morën pjesë 31 kandidatë. Provimin e shtetit e kaluan134 kandidatë ose 49.3% dhe nuk e fituan atë 137 kandidatë ose 50.7% të tyre.
E ndarë sipas Universiteteve.
Gjithsej Kaluar Ngelur Kalushmëria në % Ngelur %
Universiteti i Tiranës 35 27 8 77.1 22.9
Universiteti ZKM 8 7 1 87.5 13.5
Universiteti UFO 86 40 46 46.5 53.5
Universiteti Kristal 140 59 81 42.1 57.9
Siç shihet dhe nga rezultatet kalueshmëria është në shifrat 50% e cila nënkupton për nivel të ulët të formimit bazë të kandidatëve farmacistë. “Ky rezultat në disa universitete private është shumë i dobet dhe ky është një fenomen shqetësues për ne sepse në shërbimin farmaceutik për popullatën pritet të shërbëjnë kontigjente profesionistësh me mangësi të theksuar në forminin bazë. Ne gjithmonë kemi qënë skeptikë për standartet e universiteteve private që lidhen me kriteret e pranimit, nivelin e programeve, nivelin e mësimdhënies, numrin e të regjistruarve”, tha kreu i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari. Frekuentimi i mësimit, i leksioneve dhe praktikës mësimore, duke pasur parasysh se për këtë lloj profesioni, është me shkëputje nga puna.
Urdhri i Farmacisteve leshoi alarmin per mbingopje te tregut farmaceutik nga te diplomuarit nw universitetet private. “Liberalizimi i universiteteve ka bere qe te ulen ndjeshwm standardet e mwsimdhenies sidomos nw universitetet private”, tha Jaupllari. Aktualisht, sipas tij, sot numerohen rreth 2 mije farmaciste te cilet nese llogaritet ne baze te numrit tw popullsise plotesojne nevojat per kete sherbim.



