Emrat më të preferuar për fëmijët. 10 më të përdorshmit për vajza e djem

Jacob dhe Sophia janë emrat më të popullarizuar për foshnjat e lindura në vitin 2011, bëri të ditur Administrata e Sigurisë Sociale. Lista ishte mbushur me emra nga Bibla,  kultura pop, por edhe me emra personazhesh nga Reality TV.

Jacob për të 13 vit rradhazi është në krye të listës, përsa i takon emrave për djemtë. Por ajo që bie në sy është fakti se për herë të parë që nga viti 1948 emri Michael nuk është më listën e 5 emrave më të perdorur, ndërsa emri Anthony, i cili përgjatë viteve 2005 , 2006, 2007, 2008, dhe 2010, ishte ndër 10 emrat më të preferuar, tashmë ka rënë nga lista. Emri Mason për herë të parë rezulton të jetë i dyti në listën e emrave për meshkuj që janë përdorur përgjatë 2011.  Emrat për meshkuj që janë më të preferuar në disa gjenerata janë  Michael, David, John, James, William, Matthew dhe Robert.

Ndërkohë për emrat e vajzave preferencat ndryshojnë më shpesh. Kështu në 5 vitet e fundit, katër emra të ndryshëm kanë kryesuar preferencat për emrat e vajzave. Nga viti 1996 deri në 2007, Emily ishte emri më i preferuar, por prej 2007 dhe më pas emrat Emma, ​​Isabella dhe Sophia janë më të popullarizuarat. Por ka një tendencë që në listën e emrave të preferuar të përfshihen edhe Briella, ndoshta për shkak të Briella Calafiore, apo për meshkuj Brantley, për shkak të yllit të muzikës Brantley Gilbert apo apo qendërmbrojtësit John Brantley. Ndërkohë prej vitit 1980 deri më sot emrat më të populluar janë John dhe Mary. Më poshtë po japim 10 emrat për meshkuj dhe femra që janë ose pritet të jenë më të preferuarit.

Djemtë

Jacob
Mason
William
Jayden
Noah
Michael
Ethan
Alexander
Aiden
Daniel

Vajza

Sophia
Isabella
Emma
Olivia
Ava
Emily
Abigail
Madison
Mia
Chloe

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC