Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë. 5 ndërtimet që kryesojnë listën

Qendra e Tregëtisë Botërore, e cila është rindërtuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, me rikonstruksionin e saj të plotë në 2013, do të jetë ndërtesa më e lartë në hemisferën Perëndimore. Gradacela e New York do të ketë një lartësi prej 1776 kembe, që përkon me 1776, vit kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë. Ndërtesa me rikonstruksionin e saj të plotë do të jetë një nga tre ndërtesat më të larta në botë. Deri në përfundimin e plotë të ndërtesës së Qendrës së Tregtisë Botërore, ndërtesa më e lartë në hemisferën Perndimore është “Tower Willis” në Çikago.

Por cila është ndërtesa më e lartë në botë? Burj Khalifa, një mrekulli arkitektonike në mbretërinë e shkretëtirës së Dubait. Kjo godinë ka një lartësi prej 2717 kembe dhe shërben për zyra, rezidencë, hotel.

Qendra Botërore Financiare e Shangait, është një nga ndërtesat më të larta në botë, me 1614 kembe. Por mënyra e projektimit të saj nga një studio amerikane, e bën këtë qendër ndër më të veçantat në botë. Qendra funksionon në katet e sipërme si hotel, ku janë 174 dhoma, ndërsa renditet si hotel i dytë më të lartë në botë.

Por, Kulla e Shanghai, e cila është në ndërtim e sipër dhe që përfundon në 2014 pritet t’ia zbehë madhështinë Qendrës Botërore Financiare. Kulla e Shangait do të ketë një lartësi prej 2,073 kembe, duke qenë ndërtesa e dytë më e lartë në botë.

Në Kuala Lumpur (Malaysia) ndodhet një nga 5 ndërtesat më të larta në botë. Ajo ka një lartësi prej 1483 kembe dhe funksionimi i saj është zyra.

Në Hong Kong, ndodhet një tjetër gradacelë në përmasa të jashtëzakonshme. Qendra Ndërkombëtare Komerciale ka një lartësi prej 1588 kembe dhe funksionimi i saj janë zyra dhe hotel.

Në Taiwan, ndërtesa më e lartë, dhe një nga 5 më të lartat në botë është 1667 kembe. Funksionimi i saj është për zyra. Ka një arkitekturë të mrekullueshme, që e bën edhe më madhëshore këtë gradacelë.

Planet për një ndërtesë edhe më të lartë janë ende në diskutim në Jeddah, Arabia Saudite. Është menduar ndërtimi i një kulle për të mbikqyrur detin e Kuq. Dhe nëse ndërtimi i saj do të bëhet realitet, atëherë ajo do të jetë ndërtesa e parë në botë Kulla e Bashkuar është miratuar për ndërtim në një vend që mbikëqyr Detin e Kuq. Nëse përfunduar siç ishte hartuar, do të jetë ndërtesa e parë në botë që do të tejkalojë sipërfaqen prej 100 kilometrash.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC